Politike

Damian Gjiknuri: Më 30 shtator mbyllet gjithçka, PD-ja të sjellë draftin, të mos vonojë implementimin e ndryshimeve kushte

14 Shtator 2020, 18:20 Nga DOSJA
Damian Gjiknuri: Më 30 shtator mbyllet gjithçka, PD-ja të

TIRANË– Përfaqësuesi i maxhorancës, Damian Gjiknuri ka kërkuar që Opozita jashtëparlamentare të sjellë draftin e plotësuar. Gjiknuri, pas mbylljes së mbledhjes së Këshillit Politik, tha se më 30 shtator është afati i fundit për të dorëzuar gjithçka që nevojitet për të rënë në dakordësi me ta. Gjiknuri shtoi se Opozita nuk e bën këtë gjë pasi u shpreh se ata duan të vonojnë implementimin e ndryshimeve kushtetuese. 

I thamë Opozitës që të sjellë propozimet në lidhje me formulimin për pragun zgjedhor, në lidhje me renditjen e kandidatëve si dhe elementët procedurialë. Qëllimi i tyre është që ta vonojnë këtë process, në mënyrë që ndryshimet kushtetuese të mos implementohen. Po të kalojnë muaj të tërë, shkojnë në afate që të mos implementohen. Afati i fundit është 30 shtatori. Në fakt kur ODIHR e kishim këtu, s’e mori njeri parasysh. ODIHR nuk i shkohet me idera, por në përfundim. Në fund, e gjitha do t’i nënshtrohet opinionit të ODIHR. Të dyja palët të sjellin draftet dhe të përpunojnë të tyre, jo të çojmë idetë tona atje. Kuvendi është sovran, i ka votat e duhura, por ne donim që të respektonim dëshirat e Opozitës,”- tha Gjiknuri para mediave.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri keshilli politik 14 shtator damian gjiknuri keshilli politik 14 shtator

Sondazh

Poll