Politike

Mbyllet pa dakordësi Këshilli Politik, Gjiknuri-Opozitës: Sillni draftet! Bylykbashi e Vasili: Do t’i drejtohemi ODIHR, dua

14 Shtator 2020, 17:30 Nga DOSJA
Mbyllet pa dakordësi Këshilli Politik, Gjiknuri-Opozitës: Sillni

TIRANË– Përfaqësuesit e palëve kanë dalë pa dakortësi nga mbledhja e Këshillit Politik, i cili u mboldh me kërkesën e Partisë Socialiste pasditen e sotme, në orën 18:00. Dy orë pas nisjes së mbledhjes, palët braktisën tryezën, pa rënë dakort në lidhje me atë që u mblodhën, përcktimin e haojes së listave.

E para që doli nga mbledhja ishte Rudina Hjadari, e cila u shpreh se kishte një tjetër takim. Përpara mediave, Hajdari u shpreh se ajo tavolinë ka probleme të mëdha, pasi secili ‘ruan tepsinë e tij’. Hajdari shtoi se dëshiron hapjen e listave 100% dhe diskutim mbi votën e emigrantëve.

Më pas, doli përfaqësuesi i maxhorancës. I prerë në tone, Damian Gjiknuri vuri afat, teksa shtoi se deri më 30 shtator duhet të mbyllet gjithçka mbi atë çka është mbledhur Këshilli Politik. Gjiknuri u shpreh se Opozita duhet të dorëzojë draftet deri të premten, dhe të mos vonojë me qëllim. Siç theksoi vetë Gjiknuri, palët e Opozitës, po shtyjnë dorëzimin e dokumenteve për të mos implementuar ndryshimet koshtetuese.

Të fundit që lanë tavolinën ishin përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili. Të dy, me të njëjtat fjalë, kërkuan hapjen 100 % të listave dhe paprekshmërinë e koalicioneve parazgjedhore, duke mos gjetur përkrahjen e maxhorancës. Ata kërkuan ndërhyrjen e ODIHR, bazuar në marrëveshjen e 14 janarit. Referuar ultimatumit të Gjiknurit, Bylykbashi shtoi se ai ka kohë që të reflektojë dhe se gjithçka mund të mbyllet brenda pak orëve me firmosjen e tyre.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik 14 shtator keshilli politik 14 shtator

Sondazh

Poll