Aktualitet

Krijoi organizatë kriminale në Francë, Itali, Belgjikë, Hollandë/ Gjykata e Posaçme dënon me 15 vite burg Domart Konjarin

14 Shtator 2020, 12:47 Nga DOSJA
Krijoi organizatë kriminale në Francë, Itali, Belgjikë,

TIRANE-Gjykata e Posaçme ka dënuar  me 15 vite burg Domart Konjarin, të akuzuarin për veprat penale të  “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarise kriminale”, “Organizata Kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, Fallsifikimit të letërnjoftimeve, psaportave ose vizave” dhe “Korruspioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Konjari u dënua në mungesë pasi është në arrati. Shtetasi akuzohet se ka krijuar organizatë kriminale në Francë, aktiviteti i së cilës ishte trafikimi dhe shitja e lëndës narkotike heroinë. Ai akuzohet nga autoritetet e drejtësisë franceze si njeriu që ka drejtuar grupin e trafikut të kokainës nga Franca, Italia, Belgjika dhe Hollanda.

Ky shtetas u arrestua fillimisht në 18 janar 2016 në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, në Korçës, pasi iu gjetën dokumenta të fallsifikuara me emrin Arben Lazri dhe, për këtë arsye, ndaj tij u vendos masa e sigurisë “arrest në burg”.

Në bazë të veprimeve proceduriale, u identifikua se ky shtetas ishte Domart Konjari, për të cilin kishte një urdhër-arresti ndërkombëtar nga autoritetet franceze, pasi ai ishte dënuar me një vendim jo-përfundimtar me 10 vjet burgim. Autoritetet franceze kishin bërë gjithashtu një kërkesë autoriteteve shqiptare që, nëse arrestohej, gjykimi ndaj tij të zhvillohej në Shqipëri.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet domart konjari domart konjari

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Shtator 2020, 11:43

TIRANË -Shkolla 9-vjeçare ‘1 Qershori’ në Kombinat hapi sot dyert për nxënësit, e rikonstruktuar dhe me kapacitete të dyfishuara. Nga mjediset e rej...