U arrestua për korrupsion, KLGJ shqyrton sot pezullimin nga detyra të gjyqtares Mimoza Margjeka
14 Shtator 2020, 12:32Nga DOSJA
TIRANE– Këshilli i Lartë Gjyqësor do mblidhet ditën e sotme për të shqyrtuar projekt vendimin për pezullimin nga detyra të ish-gjyqtares së Korçës, Mimoza Margjeka.
Ish-gjyqtarja është lënë në “arrest shtëpie” pas akuzave për korrupsion. Nga përgjimet e SPAK doli që gjyqtarja bashkë me bashkëshortin e saj dhe një avokat i kanë marrë një shumë prej 6 mijë eurosh një të arrestuari me qëllim për ta liruar nga burgu.
Ish-gjyqtarja kundërshtoi fort masën ndaj saj dhe u shpreh se gjithçka po ndodh është në kundërshtim me ligjin.
“Shoqërimi është bërë në mënyrë të paligjshme. Është e turpshme. Si ma bëjnë mua këtë gjë, po populli? Po jo s’bën shteti kështu. Është antiligjore”, tha gjyqtarja, e cila është përfshirë në debat edhe me oficerët e policisë që e shoqëronin.
Mimoza Margjeka, e komanduar si gjyqtare në Apelin e Durrësit, u arrestua disa ditë më parë bashkë me të shoqin, Arben Cara, pasi akuzohet se mori 6 mijë euro për të nxjerrë nga burgu një të arrestuar, Orion Balin. Bali kishte kontaktuar me avokatin e tij, Skënder Demiraj, burrin e Margjekës, Arben Cara, dhe më pas ai doli nga burgu dhe u qëndroi në arrest shtëpie. Arrestimi u krye nga SPAK, dhe përgjimet zbuluan dhe emra të tjerë të përfshirë në këtë skemë korruptive. Margjeka u la në arrest shtëpie, pasi kishte një fëmijë të vogël për të rritur dhe meqënëse edhe i shoqi ishte në burg.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Mbrëmja e djeshme u mbyll me një aksident tragjik në aksin Tiranë-Elbasan, aty ku një makinë me 4 vajza u përplas nga një makinë tip ‘Benz’ e për pasojë...
SARANDË- Baftjar Nela përmbarues privat u qëllua me thikë mëngjesin e sotëm teksa kishte shkuar për të dorëzuar njoftimin për masë sigurie në banesën e Ale...
Aktualitet14 Shtator 2020, 11:43
TIRANË -Shkolla 9-vjeçare ‘1 Qershori’ në Kombinat hapi sot dyert për nxënësit, e rikonstruktuar dhe me kapacitete të dyfishuara. Nga mjediset e rej...
KUÇOVË– Viti i ri shkollor 2020-2021 ka nisur ndryshe për nxënsit e shkollës “18 Tetori”. Këtë vit nxënësit e kësaj shkolle do zhvillojnë mësim në a...
BALLSH- Në protestën e sotme të naftëtarëve të Ballshit morën pjesë edhe disa gra. Këto të fundit kanë qenë prezente edhe gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe...
TIRANË- OFL, (Operacioni Forca e Ligjit) iu ka dërguar formularët 3 të dënuarve për trafik droge dhe vrasje. Mësohet se në sitëne OFL-së janë Alket Zeneli,...
TIRANË- Shtyhet seanca e parë në GJKKO për çëshjen “VOL-VO4” . Shkak i shtyrjes është bëtë kërkesa e njërit prej avokatëve të 14 të pandehurve, i ci...
BALLSH- Vijojnë tensionet në uzinën e Ballshit. Policia ka hedhur spraj për shpërndarjen e naftëtarëve, pasi këta të fundit kanë çarë kordonin e efektivë...
TIRANË- Një ditë pas aksidentit tragjik në Tiranë-Elbasan, ku vdiqën dy vajza dhe 2 të tjera po luftojnë për të jetuar në spitalin Ushtarak, detaje tragjik...