Politike

“Grumbullime në kangjellat e shkollave”, Albana Vokshi publikon PAMJET, ish deputetja: Nuk respektohet protokolli i

14 Shtator 2020, 06:49 Nga DOSJA
“Grumbullime në kangjellat e shkollave”, Albana Vokshi publikon

TIRANE- Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ ka publikuar pamjet që vijnë nga nisja e vitit të ri shkollor 2020-2021.

Vokshi ka publikuar foto nga shkolla ‘Gustav Mayer’ në Tiranë, sipas të cilës janë e kundërta e asaj që Kryeministri Rama paraqet në rrjetet sociale.

#Propaganda e Kryeministrit Rama vs #Realiteti ne shkolla këtë fillim viti.- shkruan ish deputetja në Facebook duke publikuar videio dhe foto nga grumbullimet e nxënësve dhe prindërve në dyert e shkollave. Sipas saj kjo është mungesë organizimi që ka çuar më pas në grumbullime të tilla.

Postimi i Albana Vokshit:

#Propaganda e Kryeministrit Rama vs #Realiteti nê shkolla këtë fillim viti.

Përkundët fotove të përzgjedhura nga Kryeministri, situata në shumë shkolla është krejt ndryshe. Kjo është shkolla Gustav Mayer në Tiranë.

Mungesë organizimi nga ana e shkollës që ka cuar në grumbullime prindërish e nxënësish… asnjë mundësi për respektim të protokollit të sigurisë së shëndetit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albana vokshi nisja e vitit shkollor albana vokshi nisja e vitit shkollor

Sondazh

Poll