Aktualitet

“VOL-VO4″/ Shtyhet seanca e parë në GJKKO për 14 të pandehurit, mes tyre dhe grupi Avdylaj

14 Shtator 2020, 10:20 Nga DOSJA
“VOL-VO4″/ Shtyhet seanca e parë në GJKKO për 14

TIRANË- Shtyhet seanca e parë në GJKKO për çëshjen “VOL-VO4” . Shkak i shtyrjes është bëtë kërkesa e njërit prej avokatëve të 14 të pandehurve, i cili kërkon më shumë kohë për t’u njohur me dosjen.

Ndërkohë gjatë seancës së sotme u përcaktuar edhe trupa gjykuese, ku Miliana Muca, Fran Prendi dhe Etleva Deda do të jenë 3 gjyqtarët që do të gjykojnë çështjen e  “VOL-VO4”.

 14 të pandehurit janë: Astrit Avdyli, Altin Avdylaj, Jasin Kala, Gjevi Ndoka, Esat mehmeti, Hajri Seferi, Shkëlqim Avdyli, Denis Llaftiu, Elton Shehaj, Fatos Llaftiu, Hekuran Hoxha, Xhevit Shuti, Flamur Celja dhe Vehbi Berushi.

Çëshhtja “Volvo 4”

Më 21 tetor 2018, Policia zhvilloi një operacion të koduar si “Volvo 4”, ku u arrestuan edhe dy ish-deputetët Arben Cuko dhe Ndoka.  Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit.

Ndërsa Arben Çuko u vendos në pranga krejt rastësisht, teksa në hetim dhe përgjim ishin pjesëtarët e një grupit të Shijakut. Në këto përgjime u ndanë dhe u krijua një tjetër dosje, në të cilën vëllezërit Avdylaj komunikonin me kryetarin e bashkisë Durrës, Vangjush Dako, dhe të tjerë zyrtarë të PS, ku diskutohej për rezultatin e PS në Durrës përgjatë vitit 2017. Përgjimet u botuan pranverën e këtij viti nga gazeta gjermane BILD. Kryeministri Edi Rama, i ka quajtur këto përgjime si shkëputje nga konteksti, duke arsyetuar se akuzat e PD bazohen vetëm tek një “Alo Niçe”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet çështja vol-vo 4 çështja vol-vo 4

Sondazh

Poll