Aktualitet

Dëshmia tronditëse/ 11-vjeçarja nga Tirana denoncon në polici kunatin: Kur motra shkoi në maternitet për të lindur, burri

14 Shtator 2020, 06:12 Nga DOSJA
Dëshmia tronditëse/ 11-vjeçarja nga Tirana denoncon në

TIRANE-Një 11-vjeçare nga Tirana ka denoncuar në polici përdhunimin që iu është bërë nga bashkëshorti i motrës së saj. E mitura ka treguar se kunati i saj abuzoi me të në momentin kur motra e saj shkoi për të lindur në maternitet.

Denoncimi u në momentin kur kunati i vajzës u largua si emigrant në Greqi, e së bashku me të ëmën, vajza u bind që të shkonte në polici dhe të tregonte ngjarjen që i kishte ndodhur.

“Motrën e dërguan në maternitet për të lindur, ndërsa burri i saj u kthye në shtëpi dhe më abuzoi“- është shprehur e mitura në komisariat, teksa duart ia mbante e ëma për ta inkurajuar.

Menjëherë pas deoncimit, shtetasi me inicialet K.Z. është shpallur në kërkim pas marrjes së dëshmisë dhe administrimit të provave. Fëmija banonte shpesh tek e motra tregojnë burimet pasi e ëma ishte e divorcuar.

Sipas një burimi zyrtar janë administruar të dhënat në maternitet për të konfirmuar dëshminë e fëmijës, ndërkohë që janë marrë edhe dëshmi të së motrës.

Gruaja tregon se e kishte vënë re bashkëshortin t’i kërkonte llogari 11-vjeçares për punët e shtëpisë, dhe që gjithashtu ishte vënë në dijeni nga e ëma për ngjarjen.

Mami më ka kapur, burri i motrës ditën kur motra lindi. Nuk dua të jetoj më atje” është shprehur fëmija, të cilës i është vënë menjëherë në dispozicion një psikologe edhe gjatë marrjes së dëshmisë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet e perdhunoi kunati histori perdhunim vajza 11 vjeccare e perdhunoi kunati histori perdhunim vajza 11 vjeccare

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Shtator 2020, 19:35

TIRANË– Rubrika “Shihemi në gjyq” në TV Klan soli ditën e sotme historinë e dhimbshme të artistes së njohur Burbuqe Rada.Në muajin Qershor të këtij viti, d...