Aktualitet

Flet një nga të mbijetuarat, Nervida Garunja rrëfen si po sillej drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin tragjik: Kryente

13 Shtator 2020, 20:29 Nga DOSJA
Flet një nga të mbijetuarat, Nervida Garunja rrëfen si po sillej

TIRANË– Nervida Garunja, një nga vajzat që ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës ka arritur të flasë për aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmjen e sotme. Ajo ka rrëfyer se Behar Pema, 58-vjeçari që tashmë është vënë në pranga ka kryer manovra në rrugë, duke shkaktuar edhe aksidentin.

Kryente manovra në rrugë. Ecte dhe nuk mbante drejtimin,”- mësohet se është shprehur ajo, pas ngjarjes së rëndë ku humbën jetën dy vajza. Ndërsa vetë Garunja dhe pronarja e mjetit me të cilin po udhëtonin të katërta, Denisa Dibra, ndodhen në spital.

Dy viktimat janë identifikuar si Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, të dyja me origjinë nga Shkodra.

Dibra ishte në timon në momentin që ndodhi aksidenti tragjik. Katër vajzat po udhëtonin në automjetin e llojit “Golf” në momentin që u përplasën nga pas nga një automjet “Mercedez Benz”, në timonin e të cilit ishte 58-vjeçari Behar Pema. Ky i fundit është vënë në pranga, pasi ka rezultuar se ishte në gjendje të dehur dhe po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me dy viktima autostrada tiranë elbasan denisa dibra lusinda garunja nervida garunja tirane elbasan aksident me dy viktima autostrada tiranë elbasan denisa dibra lusinda garunja nervida garunja tirane elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Shtator 2020, 19:35

TIRANË– Rubrika “Shihemi në gjyq” në TV Klan soli ditën e sotme historinë e dhimbshme të artistes së njohur Burbuqe Rada.Në muajin Qershor të këtij viti, d...