Aktualitet

Dalin EMRAT/ Këto janë dy vajzat që humbën jetën në aksidentin tragjik, identifikohen dhe dy të plagosurat

13 Shtator 2020, 19:46 Nga DOSJA
Dalin EMRAT/ Këto janë dy vajzat që humbën jetën

TIRANËDosja.al ka zbardhur identitetet e dy vajzave që humbën jetën si pasojë e aksidentit tragjik që ndodhi pasditen e sotme në aksin Tiranë-Elbasan. Mësohet se dy të rejat që humbën jetën mbrëmjen e sotme si pasojë e plagëve të marra janë Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, të dyja me origjinë nga Shkodra.

Ndërsa dy të tjera që ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën janë Denisa Dibra 26 vjeçe dhe Nervida Garunja 23 vjeçe, gjithashtu nga Shkodra. 

Dibra ishte në timon në momentin që ndodhi aksidenti tragjik. Katër vajzat po udhëtonin në automjetin e llojit “Golf” në momentin që u përplasën nga pas nga një automjet “Mercedez Benz”, në timonin e të cilit ishte 58-vjeçari Behar Pema. Ky i fundit është vënë në pranga, pasi ka rezultuar se ishte në gjendje të dehur dhe po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me dy viktima tirane elbasan aksident me dy viktima tirane elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Shtator 2020, 19:35

TIRANË– Rubrika “Shihemi në gjyq” në TV Klan soli ditën e sotme historinë e dhimbshme të artistes së njohur Burbuqe Rada.Në muajin Qershor të këtij viti, d...