Aktualitet

Kjo është e plagosura tjetër, Nervida Garunja, një nga të mbijetuarat e aksidentit të rëndë që rrëfeu manovrat e shkak

13 Shtator 2020, 20:45 Nga DOSJA
Kjo është e plagosura tjetër, Nervida Garunja, një nga

TIRANË– Fotoja që po shikoni tregon një nga vajzat që i mbijetoi aksidentit tragjik në daljet të tunelit të Krrabës. Nervida Garunja, 23 vjeç, ishte ulur në vendin e parë, si pasagjere, ndryshe nga Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia të cilat ishin ulur pas dhe humbën jetën.

Nervida bashkë me Denisa Dibrën ndodhen të shtruara në spitalin e Traumës. Ajo rrëfeu dhe për manovrat që bënte shkaktari i aksidentit tragjik, Behar Pema, i cili tashmë është në pranga.

Dibra ishte në timon në momentin që ndodhi aksidenti tragjik. Katër vajzat po udhëtonin në automjetin e llojit “Golf” në momentin që u përplasën nga pas nga një automjet “Mercedez Benz”, në timonin e të cilit ishte 58-vjeçari Behar Pema. Ky i fundit është vënë në pranga, pasi ka rezultuar se ishte në gjendje të dehur dhe po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me dy viktima denisa dibra lusinda garunja nervida garunja xheneta qallia aksident me dy viktima denisa dibra lusinda garunja nervida garunja xheneta qallia

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Shtator 2020, 19:35

TIRANË– Rubrika “Shihemi në gjyq” në TV Klan soli ditën e sotme historinë e dhimbshme të artistes së njohur Burbuqe Rada.Në muajin Qershor të këtij viti, d...