Aktualitet

EMRI/ Sherr në Lushnje, plagoset me armë zjarri 31-vjeçari, policia rrethon zonën dhe vihet në kërkim të autorëve

13 Shtator 2020, 17:36 Nga DOSJA
EMRI/ Sherr në Lushnje, plagoset me armë zjarri 31-vjeçari,

LUSHNJE– Mario Arapi, 31-vjeç ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Fiershegan, në Lushnje. 31-vjeçari është përfshirë në një konflikt për motive të dobëta me disa persona, gjithashtu banues në të njëjtin fshat.

Por, sherri ka agravuar dhe pala kundërshtare me Arapin ka nxjerrë armën dhe e ka plagosur të riun. 31-vjeçari është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve e aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa personat e tjetër të përfshirë në konflikt, janë larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe është në kërkim të autorëve.

Njoftimi i policisë Lushnjë

Në fshatin Fiershegan, Lushnjë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi M. A., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Lushnjes, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorëve, të cilët janë larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e  Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lushnje plagosje me arme ne lushnje lushnje plagosje me arme ne lushnje

Sondazh

Poll