Aktualitet

E rëndë në Greqi/ Humb jetën 19-vjeçarja shqiptare si pasojë e aksidentit rrugor, vdesin dhe tre persona të tjerë

13 Shtator 2020, 13:48 Nga DOSJA
E rëndë në Greqi/ Humb jetën 19-vjeçarja shqiptare si

GREQI-Një vajzë shqiptare ne moshën 19 vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme në Greqi si pasojë e një aksidenti në autostradën Igumenica-Preveza, në Kastrosikia. Sipas mediave greke në këtë aksident humbën jetën edhe tre persona të tjerë. Mësohet se në autosdradë janë përplasur dy automjete me njëra tjetrën ku dhe janë shkatërruar plotësisht.

Në aksident kanë vdekur vajza 19 vjeçare dhe dy shokë të saj grekë, 19 vjeç e 23 vjeç, ndërsa në makinën tjetër një pensionist 70 vjeçar. Në vendngjarje kanë arritur 9 zjarrfikës por për fat të keq nuk kanë arritur të shpëtojnë viktimat.

Pamjet e frikshme të aksidentit kanë pushtuar mediat greke, ndërsa policia ende nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për ngjarjen.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vdes shqiptaja ne greqi vdes shqiptaja ne greqi

Sondazh

Poll