4 viktima dhe 168 të infektuar/ Rëndohet bilanci i Covid-19 në Shqipëri, Ministria vë theksin tek hapja e shkollave: Ju lut
13 Shtator 2020, 14:26Nga DOSJA
SHQIPËRI– 334 viktima, 4450 të infektuar aktivë dhe 6569 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se katër persona të tjerë, kanë humbur jetën nga Covid-19 duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 334. Një 53-vjeçare dhe një 87-vjeçar nga Tirana, një 68-vjeçar nga Durrësi dhe një 73-vjeçar nga Korça nuk kanë mundur dot që t’i mbijetojnë virusit Covid-19.
Gjatë ditës së sotme ka humbur jetën nga Covid-19 në spitalin infektiv, edhe pedagogu Llambro Filo, në moshën 78-vjeçare. Fino ishte i shtruar prej disa ditësh në spitalin infektiv dhe nuk ka arritur ta fitojë luftën kundër Covid-19. Filo, ishte pedagog në Universitetin e Tiranës por edhe autor i shumë librave historik dhe teksteve shkollore, por nuk është përfshurë në bilancin e Ministrisë së Shëndetësië dhe ndoshta do të jetë në atë të ardhshmin.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 877 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 168 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 51 raste në Tiranë, 18 raste në Elbasan, nga 12 raste në Korçë dhe Lezhë, 9 raste në Fier, nga 8 raste në Vlorë dhe Berat, 6 raste në Krujë dhe Kukës, 5 raste në Lushnje, nga 4 raste në Kavajë, Mirditë, Tropojë, nga 3 raste në Shkodër, Gjirokastër, Pogradec, Kolonjë nga 2 raste në Durrës, Devoll, Divjakë, nga 1 rast në Kamëz, Sarandë, Delvinë.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit të shëruar rezultojnë 75 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6569 që nga fillimi i epidemisë.
Me rinisjen e vitit te ri shkollor, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i drejtohet me një thirrje mësuesve, prindërve, nxënësve, të tregojnë kujdes me zbatimin me përpikëmri te masave që frenojnë përhapjen e covid19. Ministria e Shëndetësisë apelon për respektimin e distancimit social, vendosjen e maskave ose barrierave mbrojtëse, larjen ose dezinfektimin e duarve, ajrosjen e ambienteve, matjen e temperaturës së nxënësve çdo ditë. Të gjitha institucionet arsimore që fillojnë ditën e nesërme mësimin duhet të zbatojnë me rigorozitet Udhëzimin mbi masat anti-COVID19 me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit CARSCOV2. Strukturat e sistemit shëndetësor janë në gatishmëri për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar.
Ju lutemi kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, dhe për çdo informacion te specializuar dhe te sigurt rreth Covid19.
GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Greqi ku një familje shqiptare prej pesë anëtarësh është është përfshirë në një aksident të ...
TIRANË– Kirurgu Agron Menzelxhiu, i cili ndërroi jetë sot shënon viktimën e nëntë nga Covid-19 në radhët e bluzave të bardha. Ai u shtrua në spital për shk...
GREQI-Një vajzë shqiptare ne moshën 19 vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme në Greqi si pasojë e një aksidenti në autostradën Igumenica-Preveza, në Kast...
TIRANË- Policia e Tiranës ditën e sotme ka njoftuar se ka arrestuar 2 persona të cilët ishin shpallur në kërkim kombëtar. Sipas njoftimit të policisë është...
TIRANË- Bashkëthemeluesi i qendër për të drejtat e fëmijëve CRCA/EPCA Altin Hazizaj, ka reaguar së fundmi në lidhje me vendimin që ka marrë ministrja e Ars...
TIRANE– I dënuari për terrorizëm Genci Balla është dërguar në urgjencën në gjendje të rëndë shëndetësore. Balla ndodhej në burgun e Peqinit dhe ndodhej në...
BERAT- Detaje të reja janë zbuliar në lidhje me 66-vjeçarin i cli ditën e sotme është arrestuar, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 16-vje&cce...
TIRANË- Ditën e sotme 60 efektivë të Forcës Tokësore dhe Komandës Mbështetëse i janë bashkuar mëngjesin e sotëm efektivëve të zjarrfikësve për shuarjen e z...
TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Edhe pse është treguar e kujdesshme që të mos bjerë në ...