Tragjike/ ‘Llucë’ në timon, 58-vjeçari godet me “Benz” “Golf”-in dhe lë dy vajza të vdekura, dy të tjerat ndod
13 Shtator 2020, 17:13Nga DOSJA
TIRANË– Dy viktima dhe dy të plagosura rëndë. Ky është bilanci i aksidentit tragjik ku u përfshinë dy automjete pasditen e sotme, në hyrje të tunelit Tiranë- Elbasan. Një automjet i llojit “Mercedez Benz”, që drejtohej nga personi i identifikuar si Behar Pema, i cili po udhëtonte në gjendje të dehur, goditi nga pas makinën e llojit “Wolkswagen Golf”, ku po udhëtonin katër vajzat (dy viktimat dhe dy të plagosurat).
Si pasojë e goditjes, makina e ku ndodheshin katër vajzat humbi kontrollin, u nda në dy pjesë dhe përfundoi duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës. Të rejat mbetën të bllokuara në mjet, dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësëve që vajzat të nxirreshin nga makina. Ato u dërguan në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra, dy prej tyre (që ndodheshin në pjesën e pasme të makinës) kanë ndërruar jetë. Ato janë Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia.
Dy të tjerat, drejtuesja dhe pronarja e mjetit, Denisa Dibra dhe pasagjerja në sediljen e parë, Nervida Garunja janë ende në gjendje të rëndë për jetën. Ajo çfarë e bën më tragjike këtë ngjarje është fakti se viktima Lusinda Garunja dhe një nga të plagosurat Nervida, ishin motra. Vetëm për pak centimetra distancë, vajzat u ndanë nga njëra-tjetra për të mos u parë më kurrë për së gjalli.
Drejtuesi i mjetit “Mercedez Benz” ka marrë lëndime të lehta. Ai është mjekuar por më pas është vënë në pranga do të përballet me drejtësinë pasi po udhëtonte në gjendje të dehur dhe me shpejtësi tej normave të lejuara. 58-vjeçarit që goditi nga pas mjetin “Golf” ku ndodheshin katër vajzat i është bërë dy herë testi i alkoolit. 093 mg/l lexon testi i parë dhe 0.99 mg/ l testi i dytë.
Dosja.al solli edhe pamje nga ngjarja e rëndë ku shihej makina e copëtuar. Gjithashtu, më poshtë janë edhe fotot e vajzave. Një prej të plagosurave, Denisa Dibra, është e bija e gazetarit nga Shkodra, Edmond Dibra.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka uruar të gjithë nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor, me anë të një fotoje të publikuar në faqen e ...
DURRËS– Katër persona janë vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit zyrtar, personat me ini...
SHQIPËRI– 334 viktima, 4450 të infektuar aktivë dhe 6569 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Flutura Beqo nga...
GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Greqi ku një familje shqiptare prej pesë anëtarësh është është përfshirë në një aksident të ...
TIRANË– Kirurgu Agron Menzelxhiu, i cili ndërroi jetë sot shënon viktimën e nëntë nga Covid-19 në radhët e bluzave të bardha. Ai u shtrua në spital për shk...
GREQI-Një vajzë shqiptare ne moshën 19 vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme në Greqi si pasojë e një aksidenti në autostradën Igumenica-Preveza, në Kast...
TIRANË- Policia e Tiranës ditën e sotme ka njoftuar se ka arrestuar 2 persona të cilët ishin shpallur në kërkim kombëtar. Sipas njoftimit të policisë është...
TIRANË- Bashkëthemeluesi i qendër për të drejtat e fëmijëve CRCA/EPCA Altin Hazizaj, ka reaguar së fundmi në lidhje me vendimin që ka marrë ministrja e Ars...