Aktualitet

Altin Hazizaj reagon ashpër ndaj ministres së arsimit: Besa Shahini boll shkele të drejtat e fëmijëve në Shqipëri!

13 Shtator 2020, 13:32 Nga DOSJA
Altin Hazizaj reagon ashpër ndaj ministres së arsimit: Besa Shahini

TIRANË- Bashkëthemeluesi i qendër për të drejtat e fëmijëve CRCA/EPCA Altin Hazizaj, ka reaguar së fundmi në lidhje me vendimin që ka marrë ministrja e Arsimit Besa Shahini që çdo nxënës duhet të mbajë përgjegjësi nëse kanë të infektuar në familje apo infektojnë ndonjë tjetër.

Përmes një dokumenti të publikuar në rrjetet sociale ai shprehet se udhëzimi i fundit i lëshuar nga Shahini, mbi kujdesin dhe masat anticovid në shkolla, shkel haptazi dhe në mënyrë flagrante të drejtat e fëmijëve.

Shkrimi i plotë i Hazizajt

Besa Shahini: Boll shkele të drejtat e fëmijëve në Shqipëri!

Tiranë, 13 Shtator 2020 – Në kundërshtim të hapur me çdo ligj për fëmijët në Shqipëri, udhëzimi më i fundit i lëshuar nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, mbi kujdesin dhe masat anticovid në shkolla, shkel haptazi dhe në mënyrë flagrante të drejtat e fëmijëve.

Udhëzimi mbi kujdesin dhe masat anti covid-19 në strukturat arsimore parauniversitare për vitin shkollor 2020-2021, detyron fëmijë të moshës nën 14 vjeç apo edhe fëmijë të grupeve me aftësi ndryshe dhe të nevojave të veçanta, që të firmosin formën e vetëdeklarimi që nuk janë të prekur nga covid, në të kundërt do të ndëshkohen nga rregullorja e shkollës.

Në këtë udhëzim, në pjesën që vendosen rregullat që duhet të ndjekë arsimi parauniversitar në kujdesin për higjenën, kërkohet që fëmijët e arsimit parauniversitar janë të detyruar të firmosin formularin e vetëdeklarimit  se si prindërit, ashtu edhe fëmijët deklarojnë nën përgjegjësinë e tyre personale se nuk kanë situate të infektimit me virusin Covid-19 si për veten e tyre ashtu edhe në familjet.

Natyrshëm, kur lexon këtë udhëzim rrjedh pyetja:

Znj.Ministre, si mund të firmosë një formular të tillë një fëmijë që sapo ka nisur të mësojë shkrim e lexim?!

Si mund të plotësojnë formularin e detyrueshëm fëmijët me aftësi të veçanta?!

Si mund të plotësojnë formular deklarimi fëmijët çdo ditë të javës, apo edhe familjarët e tyre për të sqaruar dhe sigururar situatën e tyre të përditshme familjare?!

Si mund t’ju kërkohet fëmijëve nën moshën 14 vjeç, qe nuk kanë zotësi për të vepruar – përfshi edhe të drejtën e firmës, në kundërshtim me kodin civil dhe penal, të firmosin një dokument për të cilën deklarimi përmban pasoja penale?

Si mund të detyrohen fëmijët të mbajnë përgjegjësi personale në rastet e infektimit me Covid-19, por janë asimptomatikë?!

Në këtë udhëzim madje kërkohet gjithashtu që ajrimi i klasave dhe ambienteve të shkollave të kryhet çdo ditë nëçdo 5-6 orë, ndërsa anashkalohet se si do të realizohet një gjë e tillë gjatë stinës së ftohtë të dimrit?!

Fëmijët detyrohen të jenë të pajisur me maska njëpërdorimshe, ndërsa ështē anashkaluar fakti i kostos financiare për të blerë çdo ditë maska për një familje në nevojë?! Kush do t’a paguajë maskën e fëmijëve që nuk kanë lekë ta blejnë? A do të refuzojë Ministria t’ju jap mësim këtyre fëmijëve vetëm sepse janë të varfër?

CRCA/ECPAT Shqipëri shprehet tepër shqetësuar, pasi në bindjen tonë, një pjesë e masave të miratuara nga Ministria e Arsimit për hapjen e shkollave shkelin në mënyrë flagrante të drejtat e fëmijëve. Në këtë kuadër, ne i bëjmë thirrje Ministres Shahini të rishikojë urgjentisht masat e propozuara duke u konsultuar me shoqërinë civile, fëmijët dhe prindërit.

Shkollat i përkasin fëmijëve ndaj ato duhet të jenë të hapura, të sigurta dhe miqësorë me fëmijët.  

Ministria e Shëndetësisë dhe Arsimit, duke qenë se nesër nxënësit kthehen në klasa ka marrë masa të rrepta për përhapjen e Covid-19. Sipas udhëzimit që ka lëshuar së fundmi Ministrja do të jenë nxënësit, ata që do të raportojnë të parët sapo të hasin me një rast të infektuar nga pandemia, madje do të mbajnë edhe përgjegjësi ligjore. Në shkolla ka nisur të shpërndahet një dokument, të cilin çdo nxënës, duke nisur nga klasa e parë deri në vitin e fundit të gjimnazit do të duhet që ta plotësojë dhe të mbajë përgjegjësi.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin hazizaj besa shahini altin hazizaj besa shahini

Sondazh

Poll