Sport

Ndahet nga jeta ndihmësi i tij te kombëtarja shqiptare, De Biasi: U largove në heshtje mjeshtër i madh

13 Shtator 2020, 17:00 Nga DOSJA
Ndahet nga jeta ndihmësi i tij te kombëtarja shqiptare, De Biasi: U

ITALI- Ish futbollisti italian, Angelo Pereni ka ndrruar jetë në moshën 77-vjeçare. Ai ka qenë futbollist i viteve 60-70, ndërsa në vitin 1978 nisi karrierën si trajner. Vitet e tij të fundit të karrierës i kaloi si ndihmësi i Gianni De Biasi me kombëtaren shqiptare.

Ish-trajneri i Shqipërisë dhe aktualisht trajneri i Azerbajxhanit, në një postim prekës ka ngushëlluar familjen e Perenit për ndarjen nga jeta e një figure historike në fushën e futbollit.

Lamtumirë Angelo, bashkëpunëtori im në orët e para te kombëtarja shqiptare.

U largove në heshtje, ashtu siç ishe mësuar në jetë. Ke qenë gjithmonë një mjeshtër në futboll dhe në jetë. I respektueshëm me të gjithë dhe plot delikatesë në mënyrën e të mësuarit të futbollit. Preferove të qëndroje në shtëpi pas dy viteve që kaluam së bashku te Shqipëria.

Nuk dëshirojë më të udhëtoje dhe doja të qëndrojë afër njerëzve të tu të dashur. Ju shpreh familjarëve të tu ngushëllimet e mia më të thella. U prehsh në paqe“, shkruan Gianni De Biasi.

Pereni ka punuar me De Biasin te kuqezinjtë në vitet 2011-2014 dhe më pas u tërhoq përfundimisht nga profesioni i tij.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gianni de biasi shuhet nga jeta angelo peroni gianni de biasi shuhet nga jeta angelo peroni

Sondazh

Poll