Sport

Milan, Tottenham dhe Lazio në shënjestër për mbrojtësin e Veronës

13 Shtator 2020, 14:17 Nga DOSJA
Milan, Tottenham dhe Lazio në shënjestër për mbrojtësin

ITALI– Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Marash Kumbulla nuk ka asgjë në vijë tani përveç fjalëve të shumta. Kartonin e mbrojtësit skuadra e tij aktuale, Hellas Verona e vlerëson me 28 milion euro. Dhe Interi është në vijë të parë për të marrë shërbimet e mbrojtësit edhe pse tani duket se janë distancuar disi.

Ndërsa për shërbimet e 20-vjeçarit janë të interesuar edhe skuadra të tjera si Lazio e cila po mundohet që të bindë Veronën për 20 milion euro si edhe kartonin e Andre Anderson, të cilat janë pak sipas kësaj të fundit.

Ndërkohë që mediat italiane vendosin në lojë edhe djajtë e Italisë. Sipas tyre kuqezinjtë do veprojnë me Kumbullën njësoj si me Sandro Tonalin, që e morën pasi u tërhoqën klubet e tjera. Përveç klubeve italian në garë janë edhe anglezët e Tottenham të cilët janë në kërkim të një mbrojtësi, dhe 20-vjeçari duket një zgjedhje e mirë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport marash kumbulla mbrojtesi i kombetares shqiptare marash kumbulla mbrojtesi i kombetares shqiptare

Sondazh

Poll