Sport

Bayern Munich nuk po rinovon dot me lojtarin, Uli Hoeness nuk kursehet ndaj agjentit të futbollistit: Ai është një piranjë

13 Shtator 2020, 13:29 Nga DOSJA
Bayern Munich nuk po rinovon dot me lojtarin, Uli Hoeness nuk kursehet ndaj

MUNICH-Bayern Munich po punon dhe po bën maksimumin për të rinovuar kontratën me mbrojtësin e krahut David Alaba. Kontrata e austriakit përfundon verën e ardhshme dhe palët ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Agjenti i lojtarit, Pini Zahavi kërkon të paktën 30 milionë euro pagë për shërbimet e klientit të tij.

Bayern e konsideron stratosferike këtë kërkesë dhe mund të heqë dorë nga shërbimet e Alabas këtë verë. Në lidhje me këtë çështje ka folur Uli Hoeness, presidenti i nderit i Bayern Munich. Ai e etiketon agjentin si një “piranjë” dhe sipas tij, problemi është se babai i Alabas ndikohet shumë nga agjenti i njohur.

“Ne të gjithë duam që David të qëndrojë me ne sepse është një djalë i shkëlqyer. Trajneri Hansi Flik dëshiron shumë ta mbajë atë, por mbrojtësi ka agjent një ‘piranjë’ lakmitare dhe babai është shumë i ndikuar nga ai”, u shpreh Uli Hoeness.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern munich david alaba pini zahavi uli hoeness bayern munich david alaba pini zahavi uli hoeness

Sondazh

Poll