Aktualitet

Flet djali i të akuzuarit për sulm terrorist: Kanë si qëllim ta ekzekutojnë, i kanë thënë ose ha ushqimin e burgut ose v

13 Shtator 2020, 13:24 Nga DOSJA
Flet djali i të akuzuarit për sulm terrorist: Kanë si qëllim

TIRANE– I dënuari për terrorizëm Genci Balla është dërguar në urgjencën në gjendje të rëndë shëndetësore. Balla ndodhej në burgun e Peqinit dhe ndodhej në grevë urie si dhe ka akuzuar drejtuesit e burgut se po e torturojnë.

Për gjendjen e tij ka reaguar djali i tij, Avdullah Balla. Për “Fax News” djali i të burgosurit është shprehur se i ati nuk ka kryer asnjë krim, asnjë akt terrorist dhe se po mbahet në burg në kundërshti me të drejtat e njeriut.

“Nuk është kryer asnjë akt terrorist. Është në kundërshtim me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Jemi në një vend demokratik ku nuk duhet të preken liritë e njeriut babai im është futur me datën 1 gusht për tu torturuar. I janë mohuar të drejtat themelore me ligj i është ndaluar prej më shumë se 40 ditësh të mos telefonojë askënd. Nuk e dimë a është gjallë apo jo. Drejtori na tha që Genti është keq dhe na tha sikur babai im ka qenë në grevë urie për të kundërshtuar sistemin. Na tha se është në grevë urie. Ai ka më shumë se një muaj i izoluar dhe nuk është sqaruar. Ka kërkuar që mos të serviret ushqim, pasi donte ushqim hallall”– u shpreh djali i Ballës.

Më tej ai ka zbuluar se nga babai i tyre nuk kanë asnjë lajm, nuk dinë nëse është gjallë. Ai thotë që ka që në fund të janarit që nuk e ka takuar të atin.

“E kanë lënë prej ditësh pa ngrënë. Ai mund të shkojë tek doktorët, i kanë thënë të vazhdojë me ushqimin e burgut. Ose të haje ushqimin që i japim ose të vdesë. Nuk kemi asnjë lajm rreth tij. Futja në sistemin ’41 biss’ paska pasur si qëllim që ta ekzekutojë. Duam të di a është gjallë apo jo dhe u bëj thirrje të lëvizin sa nuk është vonë. Pasi nëse ndodh një gjë e keqe do të bëhen pjesë e një krimi të paralajmëruar. Ai nuk do të ha ushqimin e burgut. Kam që në fundin e janarit që nuk e kam takuar. Ato që kanë futur babin tim brenda Saimir Tahiri dhe Adriatik Llalla janë përballur vetë më drejtësinë, por ato janë të lirë dhe babi im është në burg. Në Shqipëri myslimanët nuk janë aspak kërcënim për popullin.”– shtoi më tej djali.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet avdullah balla i denuari per terrorizem avdullah balla i denuari per terrorizem

Sondazh

Poll