“Masat për vitin e ri shkollor, gjysmake”. Basha: I kërkoj qeverisë të nisë urgjentisht testimin masiv të mësuesve pa
12 Shtator 2020, 14:49Nga DOSJA
TIRANË- Kreu i opozitës Lulëzim Basha ka reaguar së fundmi në lidhje me vendmin që ka marrë qeveria për hapjen e shkollave më 14 shtator.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Basha, thotë se masat e që ka marrë qeveria aktuale janë gjysmake. Po ashtu ai i ka bërë thirrje qeverisë që të nisë urgjentisht testimin masiv të mësuesve para fillimit të vitit të ri shkollor, në mënyrë që të parandalohet përhapja e Covid-19 tek nxënësit.
Postimi i Bashës
Shpreh dhe njëherë shqetësimin për masat gjysmake të marra nga qeveria për fillimin e vitit të ri shkollor. Ruajtja e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve duhet të jetë parësore në situatën kur numri i të prekurve me COVID-19 vazhdon të jetë i lartë.
Për këtë, edhe njëherë i kërkoj qeverisë të nisë urgjentisht testimin masiv të mësuesve para fillimit të vitit të ri shkollor. Identifikimi dhe parandalimi i rasteve me COVID-19 nga stafi pedagogjik është tejet i rëndësishëm për të parandaluar zinxhirin e infektimit. Veç kësaj, procesi mësimor me disa turne e bën të domosdoshme rritjen e numrit të mësuesve në dispozicion të zhvillimit normal të shkollës.
Në kushtet aktuale të zhvillimit të mësimit, çdo mësues do të ketë më shumë ngarkesë për shkak të ndarjes së klasave në disa turne. Ndaj, veç kujdesit për shëndetin, qeveria duhet të marrë masa edhe për rritje të shpërblimit për stafin mësimor. Vetëm vënia në zbatim e këtyre masave do të mund të sigurojë shëndetin e mësuesve dhe nxënësve, si dhe zhvillimin pa ndërprerje të shkollës.
Është koha të merren masa urgjente dhe konkrete për të mbrojtur jetën e nxënësve, mësuesve dhe të gjithë shqiptarëve. Rifillimi i shkollës është proces jetik për fëmijët dhe familjet shqiptare, dhe ky proces ka nevojë për kujdes dhe impenjim serioz nga strukturat shtetërore.
(A.K.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Të gjitha opsionet qëndrojnë, por ama ka një të vërtetë: Politikanët shqiptarë nuk jetojnë dot pa luksin, të cilin e shfaqin në çdo gjë që v...
TIRANË- Nxënësit e shkollës së Pezë Helmës megjithë premtimin se do ta kishin shkollën e tyre gati në shtator, të hënën mësimin do ta nisin me katër turne ...
TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari ka konfirmuar prezencën e saj në mbledhjen e Këshillit Politik që pritet të zhvillohet ditën e hënë në orën 18:00. Hajdari...
TIRANË- Mesditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë homazhe në memorialin e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, në 22 vjetorin e vrasjes së tij. B...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar për artikullin e gazetës ‘Le Monde’ , ku theksohet se pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës shumë shqiptarë janë larg...
TIRANË-Partia Demokratike ka reaguar sërish për VKM-në e qeverisë për rihapjen e kazinove. Ish-deputeti i Parisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në një dekla...
TIRANË- Partia Socialiste kërkon mbledhjen e Këshillit Politik, ditën e hënë, ora 18:00, në Pallatin e Kongreseve. Kur kanë kaluar rreth 40 ditë nga mirati...
TIRANË- Deputetja Rudina Hajadari ka kujtuar sot të atin e saj, Azem Hajdari, në 22 vjetorin e vdekjes së tij. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hajdari s...
Politike12 Shtator 2020, 08:22
TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar se “Illyrian Guard”, Policia Shtetërore me pagesë është e korruptuar, pasi për punësimin e 500 personave është pagu...
DW: Z.Rűttershoff, çfarë mendoni për vettingun paraprak të personave që do të jenë në listat e kandidatëve për deputetë dhe përgjegjësinë e kryetarëve t...