Aktualitet

Prag vitit shkollor, Ministria e Shëndestësisë apel nxënësve, prindërve dhe mësuesëve: Respektoni masat me rigorozitet,

12 Shtator 2020, 15:37 Nga DOSJA
Prag vitit shkollor, Ministria e Shëndestësisë apel

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dy ditë para hapjes së vitit të ri shkollor u ka bërë me dijë prindërve, nxënësve edhe mesuesve që të bëjnë kujdes dhe të respektojnë me pikëmëri të gjitha masat e marra për parandalimin e pandemisë së koronavirusit.

Dr. Genta Qirjako kërkoi që nëse ka të dyshuar ose simptoma të ngjshmë të njoftojnë autoritetet vendore pasi janë të udhëzuara për të marrë të gjitha masat e nevojshmë për çdo rast.

NJOFTIMI NGA MSH

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në prag të vitit të ri shkollor, ka një apel për mësuesit, prindërit, nxënësit; të respektojnë me rigorozitet masat për mbrojtjen ndaj COVID19 me qëllim parandalimin e përhapjes së këtij virusi. Normaliteti i ri, i cili na kushtëzon të jemi të kujdeshëm në përditshmëri për ruajtjen e distancimit fizik, mbajtjen e maskave ose barrierave mbrojtëse në ambientet e mbyllura dhe kujdesin e shtuar për higjenën personale. Prindër, kontaktoni me mjekun e familjes. Sinjalizojeni atë nëse ka diçka që shihni se nuk shkon te fëmija juaj. Matini çdo ditë temperaturën fëmijës para se të niset për në shkollë dhe pyetini nëse kanë ndonjë shqëtësim. Mësues, tregohuni vigjilentë ndaj zbatimit të masave të rekomanduara nga ekspertët në ambientet e shkollës. Për çdo shqetësim, duhet të kontaktoni koordinatorin e shkollës, i cili sinjalizon menjëherë strukturat shëndetësore. Nxënës, nëse gjatë qëndrimit në shkollë, vini re tek vetja, simptoma të COVID19, lajmëroni menjëherë mësuesin kujdestar. Strukturat e sistemit shëndetësor janë në gatishmëri për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar,” shprehet dr. Qirjako në konferenc për shtyp.

Në datën 14 shtator do të hapen shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në gjithë vendin. Ministria e Arsimit së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë kanë bërë me dije masat e ndërmara për t’u ruajtur infektimit nga virusi. Ndërkohë që krahas këtij vendimi, ka reaguar edhe kreu i Partise Demokratike ku ndër të tjera është shprehur se masat e marra nga qeveria janë gjysmake dhe se duhet që patjetër të testohet i gjithë stafi petagogjik si edhe të rritet paga bazë e stafit pasi do të kenë mbi ngarkesë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet reagimi i minisrise rihapja e shkollave reagimi i minisrise rihapja e shkollave

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Shtator 2020, 15:27

KAVAJË- Drejtori i një banke private në Kavajë ka rezultuar pozittiv me Covid-19. Dosja.al mëson se është infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse edhe gruaja ...