Politike

Shpopullimi/ Meta poston artikullin e “Le Monde” dhe sulmon Ramën: Shqiptarë, merrni fatet tuaja në dorë!

12 Shtator 2020, 10:25 Nga DOSJA
Shpopullimi/ Meta poston artikullin e “Le Monde” dhe sulmon

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar për artikullin e gazetës ‘Le Monde’ , ku theksohet se pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës shumë shqiptarë janë larguar nga vendi. Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i shtetit thekson ky fenomen duhet të ndalet dhe se shqiptarët duhet të marrin vetë në dorë fatet e tyre. Meta sulmon Ramën, pasi thekson se tashmë është koha që tek shqiptarët të rikthehet shpresa dhe kështu të mos largohen nga vendi.

Reagimi i plotë i Metës:

Ritmet shqetësuese të shpopullimit të Shqipërisë edhe sipas prestigjozes “Le Monde” tregojnë se situata në vend është më dëshpëruese se në vitet ’90. Adresimi i menjëhershëm i këtij fenomeni është emergjencë kombëtare, dhe çdo neglizhencë e mëtejshme do të kishte pasoja katastrofike. Koha për të rikthyer shpresën tek shqiptarët është tani! Rruga që duhet ndjekur është e qartë: Shqiptarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre! Çdo pritshmëri tjetër është NAIVITET, ILUZION dhe TRADHTI! 

Një ditë më parë media franceze “Le Monde diplomatique” kritikonte kryeministrin Edi Rama për mënyrën e trajtimit të problemeve në Shqipëri. Sipas të përditshmes franceze, pas ardhjes në pushtet të Ramës, shqiptarët po largohen nga vendi.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta edi rama ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 12 Shtator 2020, 08:22

TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar se “Illyrian Guard”, Policia Shtetërore me pagesë është e korruptuar, pasi për punësimin e 500 personave është pagu...