Politike

”Po mundohem të eci në hapat e tua”/ Rudina Hajdari kujton të atin 22 vite pas vrasjes: Më jep forcë, nuk e tregtove ku

12 Shtator 2020, 08:53 Nga DOSJA
”Po mundohem të eci në hapat e tua”/ Rudina Hajdari kujton

TIRANË- Deputetja Rudina Hajadari ka kujtuar sot të atin e saj, Azem Hajdari, në 22 vjetorin e vdekjes së tij. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hajdari shprehet se i ati është gjithmonë pranë saj, pasi i jep forcë për të ecur para. Deputetja e quan Azem Hajdarin, njeriun që kurrë nuk e tregtoi lirinë.

Postimi i plotë:

Babi, 22 vite pa ty pranë fizikisht jane shumë. Por ti je me mua përditë. Je me mua kur zgjohem dhe shpesh e ndiej sikur me thua si dikur pasuria e gjithë botës është në duart e tua kur je njeri i lirë dhe i ndershëm. Je me mua kur luftoj, e ndiej fuqinë tënde që më motivon dhe më shtyn të fitoj. Je me mua kur takoj mijëra shqiptarë të cilët ende sot mbas 22 vitesh të kujtojnë sikur të kishin takuar dje.

Je me mua kur më jep forcën të ndjek rrugën tënde. Rrugën e drejtësisë, rrugën e lirisë, rrugën e njerëzve të lirë. Më ka marrë malli, por të ndiej përditë, sepse mundohem të eci në hapat e tua. Në hapat e një njeriu që kurrë nuk e tregtoi lirinë. Do eci, ta premtoj!

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike azem hajdari rudina hajdari azem hajdari rudina hajdari

Sondazh

Poll

Politike 12 Shtator 2020, 08:22

TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar se “Illyrian Guard”, Policia Shtetërore me pagesë është e korruptuar, pasi për punësimin e 500 personave është pagu...