Politike

“Le Monde diplomatique” shkrim për Shqipërinë: Rama marrëdhënie të ngushta me Erdogan, pas ardhjes së tij në pushtet shqiptarët po ikin

“Le Monde diplomatique”, theksoi faktin se Rama është një kryeministër i ardhur nga Partia Socialiste, pjesë e së majtës Evropiane duke krituar në trajtimin që u ka bërë problemeve në vend, që sipas të përditshmes franceze, pas vitit 2013 janë përkeqsuar.
Featured image of article: “Le Monde diplomatique” shkrim për Shqipërinë: Rama marrëdhënie të ngushta me Erdogan, pas ardhjes së tij në pushtet shqiptarët po ikin Edi Rama

TIRANË- Një javë para vizitës në Tiranë të delegacionit të deputetëve francezë, pjesë e grupit të miqësisë Francë-Shqipëri, media parisiane Le Monde i ka dedikuar një artikull vendit tonë, duke trajtuar problemet. “Le Monde diplomatique”, theksoi faktin se Rama është një kryeministër i ardhur nga Partia Socialiste, pjesë e së majtës Evropiane duke krituar në trajtimin që u ka bërë problemeve në vend, që sipas të përditshmes franceze, pas vitit 2013 janë përkeqsuar. Artikulli i Le Monde fillon me një përshkrim të vendndodhjes së Shqipërisë dhe tragjedisë së kaluar të tërmetit të nëntorit, duke intervistuar shkurt edhe inxhinieren Luljeta Bozon.

Artikulli ndalet më tej në intervistën e Kryeministrit Edi Rama dhënë mediave italiane, ku numri një i kabinetit theksoi se Shqipëria është një vend ideal për të bërë biznes pasi ka një klimë të favorshme. Më pas theksi vendoset në largimin e të rinjëve nga vendi dhe marrëdhëniet e ngushta të Ramës me presidentin turk, Recep Tajip Erdogan. 

Edi Rama, udhëheqësi i Partisë Socialiste dhe kryeministri që nga viti 2013, është ithtari kryesor i ‘mrekullisë ekonomike shqiptare’ për të cilën flet në Itali. Ai pretendon se, pas dekadave të emigrimit, Shqipëria është tani një destinacion i ri për investitorët dhe madje edhe për fuqinë punëtore të emigrantëve italianë. Por statistikat tregojnë se që nga viti 1989 Shqipëria ka pasur shkallën më të lartë të emigracionit në Evropë, bilanc që ka shënuar kulmin në vitet 2018 dhe 2019. Emigrimi u rrit në nivele të larta vetëm një vit pasi Edi Rama erdhi në pushtet. Rama luan një lojë të shkëlqyeshme duke përdorur të shkuarën e tij si piktor, madje edhe në samitet ndërkombëtare shfaqet me imazhin e tij ndryshe dhe flet për një partnerit të domosdoshëm me BE, veçanërisht kundër terrorizmit islamik dhe stabilizimit të marrëdhënieve mes vendeve ballkanike. Kjo çon në kontradikta: pavarësisht se Rama është ateist dhe “entuziast”  për anëtarësimin në BE, Rama është gjithashtu një mik i Presidentit Turk Erdogan. Rama ka ndjekur politika më agresive sesa fqinjët e tij ballkanikë ose paraardhësit e tij të PD. Madje ka bërë shkurtime të shpenzimeve publike duke mbështetur PPP-rë për arsimin e lartë, turizmin, shëndetësinë etj.,”-shkruhet në artikull.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej, artikulli i Le Monde përqendrohet në ndërhyrjen për prishjen e Teatrit Kombëtar, duke hedhur edhe dyshime lidhur me disa vendime, të cilat i cilëson si klienteliste për ndërtimin e kullave nga biznesmeni Shkëlqim Fusha. Më në fund, theksohet se pa një alternativë dhe një shoqëri të kontrolluar nga autoritetet, shqiptarët tundohen të emigrojnë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment