Politike

PS kërkon mbledhjen me urgjencë të Këshillit Politik, Gjiknuri letër PD e LSI: Ejani të hënën, diskutojmë për listat (

12 Shtator 2020, 09:20 Nga DOSJA
PS kërkon mbledhjen me urgjencë të Këshillit Politik,

TIRANË- Partia Socialiste kërkon mbledhjen e Këshillit Politik, ditën e hënë, ora 18:00, në Pallatin e Kongreseve. Kur kanë kaluar rreth 40 ditë nga miratimi në Kuvend i ndryshimeve të propozuara nga opozita parlamentare për hapjen e listave të kandidatëve, dhe ndryshimin e koalicioneve tradicionale, përfaqësuesi i PS në Këshill, Damian Gjiknuri iu ka nisur një letër palëve. Në tekstin e siguruar nga Dosja.al, Gjiknuri iu kërkon Oerd Bylykbashit, Petrit Vasilit e Rudina Hajdarit, të jenë të hënën në Këshill për të diskutuar në lidhje me hapjen e listave.

LETRA E GJIKNURIT: 

Siç jeni në dijeni, në seancën e datës 30 Korrik 2020, Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektligjin për ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, nismë e 28 deputetëve të opozitës parlamentare.  Këto ndryshime në Kushtetutë sanksionuan hapjen e listave të kandidatëve duke u dhënë të drejtën qytetarëve për të votuar përveç subjektit politik edhe për kandidatin e tyre të preferuar.  Pas hyrjes së tyre në fuqi, Konferenca e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare në Kuvend ka përcaktuar nevojën për reflektimin në Kodin Zgjedhor të këtyre ndryshimeve Kushtetuese. Ditën e Hënë, 14 Shtator, është përcaktuar  mbledhja e Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore ku do të miratohet krijimi i një grupi pune për reflektimin e ndryshimeve Kushtetuese në Kodin Zgjedhor.  Në frymën e dialogut të konsoliduar mes palëve në tryezën e Këshillit Politik, me synim arritjen e një konsensusi sa më të gjërë në këtë proces, propozoj thërritjen e tryezës së Këshillit Politik ditën e Hënë, datë 14 Shtator, ora 18:00.  Tryeza propozoj të mbahet si gjithnjë në ambientet e sallës ovale të Pallatit te Kongreseve. 

Faleminderit,  Damian Gjiknuri Përfaqësues i Partisë Socialiste.

Por a do të paraqitet opozita në Këshillin Politik? Kjo ende nuk dihet. Për demokratët dhe LSI-në, puna e tyre në Këshill është përmbyllur me dakordësimet e marrëveshjes së 5-qershorit, pasi edhe në mbledhjet e zhvilluara për hapjen e listave dhe ndryshimin e koalicioneve, palët nuk ranë dakord. Edhe pas apelit të ndërkombëtarëve, që çdo marrëveshje të kalonte në KP, maxhoranca e kaloi në Kuvend dhe palët u rikthyen në qëndrimet fillestare, PS e palëkundur, ndërsa PD e quajti një minim të marrëveshjes së 5-qershorit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri mbledhja e keshillit politik 14 shtator oerd bylykbashi damian gjiknuri mbledhja e keshillit politik 14 shtator oerd bylykbashi

Sondazh

Poll

Politike 12 Shtator 2020, 08:22

TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar se “Illyrian Guard”, Policia Shtetërore me pagesë është e korruptuar, pasi për punësimin e 500 personave është pagu...