Sport

Ku është tani, a mund të ecë ai? 7 vjet pas aksidentit tragjik, presidenti i FIA-s flet për gjendjen shëndetësore të Sch

12 Shtator 2020, 09:13 Nga DOSJA
Ku është tani, a mund të ecë ai? 7 vjet pas aksidentit

FRANCË– Michael Schumacher,  7 herë kampioni i F1 prej 7 vitesh është në luftë me vdekjen për t’i bërë ballë incidentit të tmerrshëm me ski. Ndërkohë që bashkëshortja e tij ka dashur që gjithmonë të mbajë të fshehur të vërtetën për shëndetin e Schumacher, janë të pakta informacionet që dihen për shëndetin e tij.

Ndërkohë sëfundmi mediat e huaja kanë shkruar se ish-shefi i Ferrarit, Jean Todt, ka deklaruar se një javë më parë e ka vizituar Schumacherin dhe tha se 7 herë kampioni i F1 po vijon të luftojë për t’u përmirësuar nga incidenti i rëndë.

“E vizitova javën e kaluar. Është duke luftuar. Schumacher ka pësuar një aksident që i ka shkaktuar shumë probleme, por përgjatë këtyre viteve familja e tij, bashkëshortja, fëmijët dhe infermierët i kanë qëndruar pranë.  Edhe unë do i qëndroj pranë. Nëse kanë nevojë për mua, jam i gatshëm.”– është shprehur presidenti i FIA-s.

Schumacher goditi kokën në një shkëmb në dhjetor 2013 kur u rrëzua duke bërë ski në Francë, e për këtë arsye ai ende është i sëmurë. Kujtojmë se gjendja e tij shëndetësore mbetet sekret dhe të paktë janë ata persona jashtë familjes që mund të vizitojnë ish-pilotin e Ferrarit.

Burimi: Express.co.uk

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport jean todt michael schumacher jean todt michael schumacher

Sondazh

Poll