Sport

Donnarumma kthehet në çështje për Milanin, agjenti i tij kërkon 10 milionë, klubi kuqezi ofron deri në…

11 Shtator 2020, 13:50 Nga DOSJA
Donnarumma kthehet në çështje për Milanin, agjenti i tij

MILANO-Ganluigi Donnarumma dhe Milan duken larg njëri-tjetrit. Portierit kuqezi i skadon kontrata në qershor të vitit 2021 dhe palët ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës. Paolo Maldini ia ka bërë të qartë lojtarit, se e ardhmja e tij është përparsi për klubin, por agjenti i lojtarit Mino Raiola, gjuan shumë lart në kërkesën që ia ka bërë të ditur zyrtarëve se ai dëshiron 10 milionë euro në sezon për klientin e tij.

Ndërkohë që Milani nuk shkon më shumë se 7 milion euro. Veç kësaj, agjenti i njohur kërkon që kontrata e re të zgjatet edhe me një vit tjetër, deri në qershor të vitit 2022.

Milani kërkon minimalisht kontratë 3-vjeçare, nëse 5-vjeçarja shikohet e pamundur. Për të mos mbaruar me kaq, Raiola kërkon sërish futjen e një klauzole largimi në marrëveshje.Sigurisht ai kërkon një shifër normale, që klube të ndryshme të mund ta blejnë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport donnarumma milan mino raiola donnarumma milan mino raiola

Sondazh

Poll