Sport

Vazhdon eksodi te Skënderbeu, dy “xhevahirët” e skuadrës drejt Kroacisë

11 Shtator 2020, 10:53 Nga DOSJA
Vazhdon eksodi te Skënderbeu, dy “xhevahirët” e

KORÇË-Skënderbeu nuk po jeton ditë të mira. Pas përgjigjes negative nga Gjykata Federale e Zvicrës për 10 sezone përjashtim nga kompeticionet euorpiane dhe 1 milionë euro gjobë, dhe me FIFA-n që i ka bllokuar merkaton, tani lojtarët nuk kanë asnjë arsye apo motiv të qendrojnë në skuadër.

Jorgo Pëllumbi dhe Agon Elezi, janë dy lojtarët më të rinj të Skënderbeut që me shumë mundësi do të kalojnë në Kroaci. Mbrojtësi i krahut të majtë do të jetë pjesë e Varazdin.

Korçarët do të mbajnë një pjesë të kartonit dhe në rast se mbrojtësi do të shitet në të ardhmen, atëherë klubi i Superiores do të përfitojë pjesën e vet nga transferimi. E njëjta situatë edhe me sulmuesin shqiptaro-maqedonas i cili do të kalojë me të njëjtat kushte si shoku i tij i skuadrës.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport agon elezi jorgo pellumbi skenderbeu agon elezi jorgo pellumbi skenderbeu

Sondazh

Poll