Sport

Neymar zhduk nga trupi koronavirusin, braziliani gati të rinisë stërvitjen me PSG

12 Shtator 2020, 08:13 Nga DOSJA
Neymar zhduk nga trupi koronavirusin, braziliani gati të rinisë

PARIS-Futbollisti i PSG, Neymar ia ka dalë të mposhtë koronavirusin.Ka qenë vetë ylli i klubit francez, që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, konfirmoi se ka rezultuar negativ në dy testet e fundit dhe i është rikthyer stërvitjes me PSG-në, ndonëse është gati e pamundur të mendohet një aktivizim i tij për sfidën e të dielës në mbrëmje.

Kjo pasi braziliani vjen pas disa ditësh pushime dhe nuk ka formën e duhur fizike, ndonëse Tuchel mund të zgjedhë ta mbajë në pankinë, me qëllim që ta aktivizojë në lojë e sipër, nëse do të jetë nevoja.Ndërkohë mbeten ende në karantinë emra si Navas, Icardi, Mbappe, Paredes e Marquinhos, të cilët besohet se vetëm javën e ardhshme mund të jenë gati të nisin stërvitjen.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport neymar psg neymar psg

Sondazh

Poll