Sport

Sfumohet pista Suarez dhe Dzeko,një kampion bote për sulmin e Juventusit

11 Shtator 2020, 11:09 Nga DOSJA
Sfumohet pista Suarez dhe Dzeko,një kampion bote për sulmin e

TORINO– Oliver Giroud, sulmuesi i Chelseat është në kërkim të një aventure të re pas 3 sezoneve të kaluara në skuadrën londineze. Futbollisti ka humbur hierarki dhe nuk preferohet më nga tekniku Lampard,madje këtë sezon ka patur shumë pak minuta për të. Juventus është në kërkim të një sulmuesi, pista Suarez është zbehur shumë pasi vetë sulmuesi ka shprehur dëshirën për të qendruar në Spanjë. Bardhezinjtë po kërkojnë një sulmuesi “low cost” dhe profli ideal duket sulmuesi francez.

Largimi i mundshëm i Higuainit e ka detyruar skuadrën e Juventusit të kërkojë për zëvendësuesin e tij. Ditën e sotme në media ka dalë lajmi se klubi bardhezi ka arritur dakordësi të plotë me lojtarin, për të fituar 9 milionë euro në dy sezone. Kontrata e tij pritet të jetë dy vjeçare, por tashmë drejtuesve u duhet të lidhin një marrëveshje me klubin e Chelsea, të cilët kërkojnë 5 milionë euro për ta lënë lojtarin të lirë.

Një shifër kjo mjaft “qesharake” për milionat që shpenzohen në futbolllin modern dhe që nuk është aspak problem për Juventusin. Megjithatë interesant fakti është që lojtari do të fitojë në një sezon aq sa është vlera reale e kartonit të tij.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dzeko franca giroud juventus suarez dzeko franca giroud juventus suarez

Sondazh

Poll