Insights

DOKUMENTI/ Ujësjellësi i Tiranës organizon 100 milion lekë tender… që qytetarët të dallojnë degët e UKT-së (DETAJET)

12 Shtator 2020, 09:10 Nga DOSJA

TIRANË– Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë ka vendosur të shpenzojë plot 100 milionë lekë të vjetra për të “brand”-uar, degët e UKT-së nëpër Tiranë. Në një njoftim për shpallje tenderi, UKT-së, një institucion nën varësinë e Bashkisë Tiranë që udhëhiqet nga Erion Veliaj, ka prezantuar tenderin”Brandim i 6 pikave të reja të UKT.sh.a”, ndërkohë që të ardhurat e UKT-së janë burimi i parave. Afati për të garuar është data 18 shtator, ora 09:00 e mëngjesit.

Por përse i duhet konkretisht Ujësjellësit ky tender? Siç thuhet edhe në shpallje, me 100 milionë lekë të vjetra, UKT do të blejë 4 produkte, që i shërbejnë për të prezantuar degët, ose për t’i bërë të dukshme tek qytetarët.

Më konkretisht:
• 105.15 m2 “adeziv akull + printim dhe prerje i montuar në xhama pas pastrimit të tyre nga ngjitës të vjetër me solucion anticol dhe montim”,
• “Printim në forex 3mm, cilësi indor” – 12.60 m2.
• “Letër murale me reliev e printuar ne teknologji indoor latex ekologjike + parapërgatitje e murit dhe montim” – 741.63 m2.
• “Tabelë etalbond me prerje ne freze+shkrim plexiglass 3D me ndricim led modul+mekanizëm për ndezje automatike ne orët e natës dhe montim” – 36.90 m2.

Të gjitha këto produkte janë përllogaritur sipas UKT-së me vlerë 100 milionë lekë të vjetra, që qytetarët të dallojnë pikat e UKT-së, kur për këtë shërbim, ndoshta do të mjaftonte një tabelë, dhe disa postera të ngjitur në xham. Por megjithëse në kohë pandemie dhe pas-tërmeti, kur situata ekonomike dhe rimbëkëmbja ka stopuar, institucionet janë ende të pandërgjegjësuara për atë që po ndodh. Dhe ky tender është shembulli më i mirë. Pa përmendur faktin që UKT edhe këtë vit ka përsëritur problemet me furnizimin me ujë të pijshëm të kryeqytetit dhe zonave përreth.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

factcheck factcheck bashkia tirane erion veliaj tenderi i ukt-se per fasade bashkia tirane erion veliaj tenderi i ukt-se per fasade

Sondazh

Poll

Insights 8 Shtator 2020, 13:50

TIRANË– Kryeministri Edi Rama dha ultimatum në takimin që pati me kryetarët e Bashkive disa ditë më parë, ku iu tha se çdo emërim drejtorësh do të k...

Insights 7 Shtator 2020, 12:33

Kosovë- Serbi, një marrëveshje pa marrëveshje

Përtej entuziamit, 3 aktorë me legjitimitet të diskutueshëm prodhuan një marrëveshje pa marrëveshje që bën pak me mirë dhe lehtësisht mund të injorohet në disa ...

Insights 7 Shtator 2020, 11:40

Vaksina për gripin sezonal, po, por si?!

Prej disa javësh është duke u folur për mundësinë e ofrimit të vaksinës për gripin e stinës falas për gjithë popullatën. Ndërsa kjo masë do të ndihmojë për të u...

Insights 1 Shtator 2020, 16:47

ANALIZA: Kush e donte të vdekur Aleksei Navalny-n?

Vizita e Aleksei Navalnit në Siberi javën e kaluar, shkoi si shumica e udhëtimeve të tjera që ai ka ndërmarrë në mbarë vendin, për të nxitur zemërimin popullor ...