SHKELJET-FLAGRANTE/ VKM-të për hapjen e kazinove, Rama fshehu vendimin për 7 ditë dhe më pas e botoi në Fletoren Zyrtare,
TIRANË- Dosja.al u informua disa ditë më parë se në mbledhjen e datës 2 shtator 2020, qeveria kishte vendosur rihapjen e disa kazinove në Tiranë. Informacioni i pakonfirmuar u kthye në një vendim zyrtar, që qeveria e fshehu në Vendimet Zyrtare të Publikuara më datë 2 shtator, por u publikua 7 ditë me vonesë pas botimit në Fletoren Zyrtare, duke hyrë menjëherë në fuqi.
Por çfarë ndodhi në të vërtetë?
Ne kërkuam informacion zyrtarisht disa ditë më parë në zyrën e Shtypit në Kryeministri, në lidhje me Vendimet e Këshillit të Ministrave të datës 2 shtator 2020. Por, nuk morëm asnjë përgjigje. Në verifikimin elementar në faqen e kryeministrisë, aty ku botohen çdo javë VKM-të e miratuara në mbledhjet e qeverisë, siç mund të shihni edhe në foto, nuk ka asnjë rresht ku të përmendet fjala “kazino” apo lojëra fati, e jo më vendim i plotë për rihapjen. (KLIKO KËTU).

Por sot, më 9 shtator 2020, rezulton se qeveria ka dërguar për botim në Fletoren Zyrtare të një VKM-je, që siç mund të shihet edhe në foto, është miratuar në mbledhjen e datës 2 shtator, por është fshehur. Ky vendim asnjëherë nuk u publikua zyrtarisht nga qeveria, deri në momentin që mori fuqi zyrtarisht.
Por kjo nuk është shkelja e vetme.
Këto dy VKM, të miratuara fshehurazi e të publikuara 7 ditë me vonesë, bien ndesh me vetë ligjin e miratuar nga qeveria në dhjetor të vitit 2018, në lidhje me organizimin e lojërave të fatit. (Lexo këtu).
Ky ligj, i cili u miratua në parlament, vendosi rregulla të tjera për funksionimin e lojërave të fatit. Për rrjedhojë, ligji ndaloi çdo kazino brenda zonave urbane, duke lejuar vetëm kazinotë në resortet me 5 yje. Kushtet e ushtrimit të aktivitetit të kazinove ishin të qarta, duke lejuar vetëm hotelet “brand” jashtë qyteteve. Ndërsa VKM-të e botuara sot në FZ, lejojnë kazinotë në zonat urbane, e brenda Tiranës, duke shkelur haptazi ligjin e miratuar në parlament. Procedura në këtë rast do të duhet sërish të kalonte në parlament, për të bërë ndryshimet, e miratimin e tyre.
Por pse nxitoi Rama për të nxjerrë dy VKM, për hapjen e kazinove e më konkretisht brenda Tiranës, mu në qendër të kryeqytetit? A fshihen pas këtij vendimi interesa të tjera?!
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
“Mona mbron detin me lopata”/ Kryemadhi i kthen përgjigje Ramës: O Desperados! S’ke parë akoma motorët reaktiv…
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili e përmendi sot në Kuvend teksa ...
Kosovë- Serbi, një marrëveshje pa marrëveshje
Përtej entuziamit, 3 aktorë me legjitimitet të diskutueshëm prodhuan një marrëveshje pa marrëveshje që bën pak me mirë dhe lehtësisht mund të injorohet në disa ...
Vaksina për gripin sezonal, po, por si?!
Prej disa javësh është duke u folur për mundësinë e ofrimit të vaksinës për gripin e stinës falas për gjithë popullatën. Ndërsa kjo masë do të ndihmojë për të u...
Ç’fshihet pas kërkesës greke për ndryshime, në librat e gjeografisë dhe historisë shqiptare?
Siç informuan mediet në gjuhën shqipe, eurodeputeti grek i “Demokracisë së Re”, Manolis Kefalogiannis, ka ngritur në Komisionin Europian çështjen ...
Takimi Kosovë-Serbi: A do të realizohet ambicia e Trumpit?
Delegacionet e Serbisë dhe të Kosovës shkojnë në Uashington në takimet e organizuara nga administrata amerikane. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçi&cce...
Historia e mbretërisë shqiptare nga viti 1928-1939 dhe Ahmet Zogu
TIRANË- Mbretëria Shqiptare 1 shtator 1928-7 prill 1939. 92 vite më parë më 1 shtator 1928 Asambleja Kushtetuse e dalë nga zgjedhjet e 17 gushtit 1928,vend...
ANALIZA: Kush e donte të vdekur Aleksei Navalny-n?
Vizita e Aleksei Navalnit në Siberi javën e kaluar, shkoi si shumica e udhëtimeve të tjera që ai ka ndërmarrë në mbarë vendin, për të nxitur zemërimin popullor ...
Shqiptari dhe Šiptar – sipas nevojave të nacionalizmit serb
Para zgjedhjeve në Mal të Zi gazeta ultranacionaliste dhe kriminale e Beogradit “Informer” alarmoi: “Gjukanoviq ka premtuar: Një shqiptar (Šiptar) do të jetë kr...
Tani Edi të puthet me Milon
Rezultati i zgjedhjeve në Mal të Zi ishte një shpullë e papritur ndaj elitave të verbëra të perëndimit, ndaj burokratëve të Brukselit dhe atyre që e përdorën kr...