Insights

Ç’fshihet pas kërkesës greke për ndryshime, në librat e gjeografisë dhe historisë shqiptare?

2 Shtator 2020, 10:50 Nga DOSJA
Ç’fshihet pas kërkesës greke për ndryshime, në

Siç informuan mediet në gjuhën shqipe, eurodeputeti grek i “Demokracisë së Re”, Manolis Kefalogiannis, ka ngritur në Komisionin Europian çështjen e ndryshimit të teksteve në librat e gjeografisë dhe të historisë shqiptare, me qëllim që as në Shqipëri të mos figurojë asgjë lidhur me Çamërinë dhe shqiptarët e Çamërisë.

Dihet fare se në të gjitha periudhat e krimit të gjenocidit, ata që kanë kryer krim të shëmtuar vënë në përdorim të gjitha strategjitë e mundshme për ta fshehur gjenocidin e kryer kundër një grupi kombëtar, etnik, racor ose fetar, si të tillë. Prandaj, krahas heshtjes së plotë në planin e brendshëm, përfaqësuesit e shtetit grek, dhe të institucioneve të saja politike, përpiqen të imponojnë interpretimin e tyre edhe jashtë kufijve të shtetit të tyre. Madje, një gjë të tillë përpiqen ta paraqesin si qëndrim të institucioneve të BE-së se gjoja “kjo kërkesë themelore do të forconte marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të siguronte që fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë të mos keqinformohen”.

Në përputhje me Konventën për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit dhe me Statutin e Romës, vrasja, dhuna seksuale dhe dëbimi masiv i shqiptarëve në Çamëri që kishte për qëllim të shkatërronte shqiptarët si të tillë që jetonin në trojet e tyre është gjenocid që ka kryer shteti grek.

Jo fshehja e krimit të gjenocidit, por njohja e të vërtetës së plotë për gjenocidin në Çamëri dhe riparimi i atyre dëmeve që mund të riparohen do të forconte marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe do të siguronte që fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë dhe grekë të mos keqinformohen.

Për këtë arsye, Greqia duhet të ndryshojë tekstet e librave të gjeografisë dhe të historisë lidhur me Çështjen Çame!

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione greqia merr 12 milje nga deti jon jakup krasniqi greqia merr 12 milje nga deti jon jakup krasniqi

Sondazh

Poll

Insights 1 Shtator 2020, 16:47

ANALIZA: Kush e donte të vdekur Aleksei Navalny-n?

Vizita e Aleksei Navalnit në Siberi javën e kaluar, shkoi si shumica e udhëtimeve të tjera që ai ka ndërmarrë në mbarë vendin, për të nxitur zemërimin popullor ...

Insights 1 Shtator 2020, 06:50

Tani Edi të puthet me Milon

Rezultati i zgjedhjeve në Mal të Zi ishte një shpullë e papritur ndaj elitave të verbëra të perëndimit, ndaj burokratëve të Brukselit dhe atyre që e përdorën kr...

Insights 29 Gusht 2020, 06:14

Televizioni me parabolë dhe fqinji im Taku!

Sapo kishin dalë antenat parabolë. Unë nuk kisha lekë ta blija. Taku, komshiu im zemërmirë, kishte lekë sepse atë kohë shiste “vjetërsina”, priza, f...