Insights

8 Shtator 2020, 13:50 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama dha ultimatum në takimin që pati me kryetarët e Bashkive disa ditë më parë, ku iu tha se çdo emërim drejtorësh do të kalojë për miratim nga zv/kryeministri Erion Braçe. Tashmë është i njohur pushteti politik që Braçe ka marrë tek kryeministri gjatë mandatit të dytë. E për të mos e “zhgënjyer” Ramën, emërimi i parë, vërtetë ka kaluar nga Braçe.

Dosja.al ka mësuar se vetëm disa ditë më parë është bërë prezantimi i drejtorit të Ndihmës Juridike Falas, një institucion i ri në varësi të Ministrisë së Drejtësisë. Siç shihet edhe në foto, personi në të majtë të ministres Etilda Gjonaj, quhet Ergys Qirici.

Qirici do të drejtojë Ndihmën Juridike Falas, për të gjithë ata persona që nuk kanë mundësi të përballojnë një avokat. Por jo vetëm kaq. Ai është kunati i zv.kryeministrit.

Porosinë e kryeministrit, Braçe duket se e ka kuptuar shumë mirë dhe ka nisur emërimet me kunatin e tij. Pritet të shohim sesi do të vijojnë emërimet në sektorë të tjerë dhe drejtori varësie.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

factcheck factcheck edi rama emerimet nepotike ergys qirici erion brace edi rama emerimet nepotike ergys qirici erion brace

Sondazh

Poll

Insights 7 Shtator 2020, 12:33

Kosovë- Serbi, një marrëveshje pa marrëveshje

Përtej entuziamit, 3 aktorë me legjitimitet të diskutueshëm prodhuan një marrëveshje pa marrëveshje që bën pak me mirë dhe lehtësisht mund të injorohet në disa ...

Insights 7 Shtator 2020, 11:40

Vaksina për gripin sezonal, po, por si?!

Prej disa javësh është duke u folur për mundësinë e ofrimit të vaksinës për gripin e stinës falas për gjithë popullatën. Ndërsa kjo masë do të ndihmojë për të u...

Insights 1 Shtator 2020, 16:47

ANALIZA: Kush e donte të vdekur Aleksei Navalny-n?

Vizita e Aleksei Navalnit në Siberi javën e kaluar, shkoi si shumica e udhëtimeve të tjera që ai ka ndërmarrë në mbarë vendin, për të nxitur zemërimin popullor ...

Insights 1 Shtator 2020, 06:50

Tani Edi të puthet me Milon

Rezultati i zgjedhjeve në Mal të Zi ishte një shpullë e papritur ndaj elitave të verbëra të perëndimit, ndaj burokratëve të Brukselit dhe atyre që e përdorën kr...