Insights

“Mona mbron detin me lopata”/ Kryemadhi i kthen përgjigje Ramës: O Desperados! S’ke parë akoma motorët reaktiv…

7 Shtator 2020, 17:20 Nga DOSJA
“Mona mbron detin me lopata”/ Kryemadhi i kthen përgjigje

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili e përmendi sot në Kuvend teksa po fliste për kërkesën e Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje.

Kryemadhi ka postuar një video nga kampi i Jalës, duke e quajtur edhe njëherë “të dëshpëruar”, ndërkohë që e paralajmëron se nuk do t’i përballojë dot motorët reaktivë duke nënkuptuar të rinjtë e LSI-së.

“I Vetmuari Desperados shpërnguli shqiptarët, tani bën lojëra fjalësh sikur nuk shpërngulka dot detin. Por kujdes me detin se të merr batica dhe s’ka salvagente (e di vetë ti) që të të shpëtojë. Sa për lopatat e Monikës mos u shqetëso. S’ke parë akoma motorët reaktiv. Video shoqëruese Jalë 2020. Këta do të të rrëzojnë!,“-shkruan Kryemadhi. 

Sot në Kuvend, Rama komentoi videon e Kryemadhit pak ditë më parë në plazh, teksa udhëtonte me varkë dhe i bënte thirrje kryeministrit që të mos ia japte detin Greqisë. Numri një i qeverisë e ironizoi sot nga foltorja e Kuvendit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

factcheck factcheck edi rama greqia merr 12 milje nga deti jon monika kryemadhi seanca plenare 7 shtator 2020 edi rama greqia merr 12 milje nga deti jon monika kryemadhi seanca plenare 7 shtator 2020

Sondazh

Poll

Insights 7 Shtator 2020, 12:33

Kosovë- Serbi, një marrëveshje pa marrëveshje

Përtej entuziamit, 3 aktorë me legjitimitet të diskutueshëm prodhuan një marrëveshje pa marrëveshje që bën pak me mirë dhe lehtësisht mund të injorohet në disa ...

Insights 7 Shtator 2020, 11:40

Vaksina për gripin sezonal, po, por si?!

Prej disa javësh është duke u folur për mundësinë e ofrimit të vaksinës për gripin e stinës falas për gjithë popullatën. Ndërsa kjo masë do të ndihmojë për të u...

Insights 1 Shtator 2020, 16:47

ANALIZA: Kush e donte të vdekur Aleksei Navalny-n?

Vizita e Aleksei Navalnit në Siberi javën e kaluar, shkoi si shumica e udhëtimeve të tjera që ai ka ndërmarrë në mbarë vendin, për të nxitur zemërimin popullor ...

Insights 1 Shtator 2020, 06:50

Tani Edi të puthet me Milon

Rezultati i zgjedhjeve në Mal të Zi ishte një shpullë e papritur ndaj elitave të verbëra të perëndimit, ndaj burokratëve të Brukselit dhe atyre që e përdorën kr...