Aktualitet

EMRI/ Shkatërrohet grupi i trafikut ndërkombëtar, arrestohen 12 persona, mes tyre dhe 27-vjeçari nga Fieri, i riu kishte rol

11 Shtator 2020, 14:41 Nga DOSJA
EMRI/ Shkatërrohet grupi i trafikut ndërkombëtar, arrestohen 12

SHQIPËRI– Reval Hysenaj, 27 vjeç, banues në Bishan, Fier, është vënë në pranga pasi akuzohet për kryerjen e veprave penale “Trafik lëndësh narkotike” dhe “Organizatë kriminale”.

Mëngjesin e sotëm, në kuadër të një operacioni të drejtuar nga Departamenti i Policisë Kriminale, me pjesëmarrjen e Interpol Tirana dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Fier e Vlorë, në bashkëpunim me Zyrën Ndërlidhëse Italiane të atashuar në vendin tonë (INTERFORCA), efektivët zbarkuan në banesën e Hysenajt, për ta arrestuar atë.

Operacioni i koduar “Rockerduck”, që u zhvillua nga autoritetet shqiptare dhe italiane, ka vënë në pranga edhe 11 persona të tjerë, banues në Itali. Karabinierët vunë në pranga 11 persona, 7 nga të cilët u lanë nën masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa pesë të tjerë u lanë në “arrest shtëpie”. Ndërkohë operacioni është në vijim, pasi një tjetër person, është shpallur në kërkim. Në momentin që karabinerët shkuan për ta arrestuar, nuk e bënë dot sepse nuk e gjetën në banesë.

Si funksiononte grupi?

Grupi i përbërë nga 12 persona, mes tyre edhe Reval Hysenaj trafikonin lëndë narkotike në Shqipëri dhe Itali. Roli i 27-vjeçarit nga Fieri ishte ‘financa’, që të mblidhte paratë nga kontrabandistët vendas dhe konsumatorët

Njoftimi nga Policia e Shtetit. Finalizohet me sukses një tjetër operacion ndërkombëtar për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal që ushtronte veprimtari në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Operacioni i koduar “Rockerduck” zhvilluar nga Policia italiane, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit. Operacioni i zhvilluar në të njëjtën kohë në Itali dhe në Shqipëri. Operacioni në Shqipëri është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, i drejtuar nga Departamenti i Policisë Kriminale, me pjesëmarrjen e Interpol Tirana dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Fier e Vlorë, në bashkëpunim me Zyrën Ndërlidhëse Italiane të atashuar në vendin tonë (INTERFORCA). Sot, në orët e para të mëngjesit në Itali dhe Shqipëri, në kuadër të procedimit penal për shkatërrimin e një grupi kriminal në të cilin ishin të përfshirë shtetas shqiptar, u bë ekzekutimi i urdhër-arresteve për 12 shtetas, nga të cilët 7 me masën e sigurisë “Arrest në burg” dhe 5 me “Arrest në shtëpi”, ndërsa një tjetër shtetas është shpallur në kërkim, pasi nuk është gjetur në banesë. Në Shqipëri, në kuadër të operacionit vihet në pranga një anëtar i këtij  grupit kriminal. Konkretisht, ditën e sotme, në Fier, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit R. H., 27 vjeç, banues në Bishan, Fier, bazuar në urdhër-arrestin për kryerjen e veprave penale “Trafik lëndësh narkotike” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal italian.  Shtetasi, R. H., i arrestuar ditën e sotme në Fier, në rolin e tij si pjesëmarrës solid brenda grupit kriminal, kontrabandonte lëndën narkotike kokainë dhe ia dorëzonte personave që kishin negociuar më parë. Gjithashtu ky shtetas ishte i ngarkuar për të mbledhur para nga kontrabandistët vendas dhe konsumatorët. Ndërsa në Itali, në orët e para të mëngjesit të sotëm u bë ekzekutimi i 11 urdhër-arresteve për shtetas rezident në Itali, ndërsa për një tjetër është bërë shpallja në kërkim pasi nuk është gjetur në banesë. Vijon puna e përbashkët për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së këtij grupi të strukturuar kriminal dhe për kapjen e personit të shpallur në kërkim. Edhe në këtë operacion ndërkombëtar të radhës, Policia e Shtetit tregoi profesionalizëm, besueshmëri dhe vendosmëri për të luftuar me forcën e ligjit, në bashkëpunim me partnerët, krimin e organizuar dhe terrorizimin.

(a.b;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni shqiperi-itali operacioni shqiperi-itali

Sondazh

Poll