Aktualitet

11 Shtator 2020, 15:01 Nga DOSJA

TIRANË– Sërish flakë në Shqipëri. Vetëm gjatë ditës së sotme janë aktivizuar disa vatra të reja në Vlorë, Lushnje dhe Kurbin. Në Vlorë, vatra është aktivizuar në fshatin Gorrisht, ndërkohë që burime për Dosja.al bëjnë me dije asnjë zjarrfikëse nuk ka mbërritur në vendngjarje për të shuar zjarrin.

Po ashtu edhe në fshatin Karbunarë po digjen 20 hektarë ullishte dhe vreshta. Ndërkohë që flakët po favorizohen nga era për t’u përhapur, banorët e zonës kanë dalë dhe po “luftojnë” për shuarjen e tyre .

Banorët e zonës e cilësojnë si të qëllimshëm zjarrin që po ju kërcënon banesat e tyre. Ndërkohë që banorët gjithashtu po ujisin tokat që të mos shkojë zjarri pranë banesave të tyre. Po ashtu në flakë është përfshirë edhe mali i Bardhë në Kurbin. Ndërkohë ndërhyrja e zjarrfikësve për të shuar flakët është shumë e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor.

Ndërsa sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në disa qarqe të vendit pritet rrezik “I LARTË’’ për zjarre. IGJEUM ka piketuar si zonat më të rrezikuara: qarkun Shkodër; Elbasan; Berat; Fier; Korçë dhe Gjirokastër.

Për shkak të temperaturave të larta por edhe dorës së njeriut, në vend përgjatë muajve të verës janë regjistruar dhjetra vatra zjarri që kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale në kurorat e gjelbra të vendit, duke rrezikuar edhe shtëpitë e banorëve të zonës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia ne flake shqiperia ne flake

Sondazh

Poll