Aktualitet

Aksident i rëndë në Shkodër! “Benz”-i përplas 18-vjeçaren në Shkodër, adoleshentja po lufton me jetën në spital

11 Shtator 2020, 14:42 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Shkodër! “Benz”-i

SHKODËR– Një 18-vjeçare ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Rus të Shkodrës, mesditen e sotme.

Në momentin që adoleshentja po ecte me biçikletë, një automjet i llojit “Benz” e ka përplasur. Për pasojë, 18-vjeçarja ka përfunduar disa metra larg vendit të ngjarjes, duke marrë plagë të mëdha. Ajo është dërguar në spitalin e Shkodrës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, por mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e policisë. Gjithashtu, po hetohet për shkaqet e aksidentit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne shkoder makina perplas 18-vjecaren shkoder aksident ne shkoder makina perplas 18-vjecaren shkoder

Sondazh

Poll