Aktualitet

Mori 6 mijë € për të nxjerrë nga burgu një person, flet avokati i gjyqtares Mimoza Margjeka: Procesi ka shumë dritëhije

11 Shtator 2020, 13:12 Nga DOSJA
Mori 6 mijë € për të nxjerrë nga burgu një person,

TIRANE– Gjykatësja Mimoza Margjeka është lënë në arrest shtëpie për korrupsion pasi mori 6 mijë euro për lirimin e të dënuarit Orion Bali.

Avokati i saj ka folur dhe ka thënë se është vepruar me standarte të dyfishta e se proçesi ka pasur shumë dritëhije.

Është vepruar me standade të dyfishta. Procesi ka shumë dritëhije”, ka thënë avokati.

Fillimisht në përgjimet e kryera rezulton që Nejson Bali, vëllai i personit të dënuar telefonon nënën e tij dhe i thotë se së pari gjyqtarja kërkon 6 mijë euro, duke qenë se trupi gjykuese përbehej nga tre gjyqtarë, më pas në një përgjim tjetër dëgjohet:

“10 mijë euro ose vëllai dënohet 5-10 vite burg.” Më pas në skenë del avokati Skënder Demiraj, i cili i thotë Nejsonit “kam futur njerëz me peshë”, për të nxjerr nga burgu të vëllain e tij, Orion Bali.

Mimoza Margjeka, e komanduar si gjyqtare në Apelin e Durrësit, u arrestua disa ditë më parë bashkë me të shoqin, Arben Cara, pasi akuzohet se mori 6 mijë euro për të nxjerrë nga burgu një të arrestuar, Orion Balin. Bali kishte kontaktuar me avokatin e tij, Skënder Demiraj, burrin e Margjekës, Arben Cara, dhe më pas ai doli nga burgu dhe u qëndroi në arrest shtëpie. Arrestimi u krye nga SPAK, dhe përgjimet zbuluan dhe emra të tjerë të përfshirë në këtë skemë korruptive. Margjeka u la në arrest shtëpie, pasi kishte një fëmijë të vogël për të rritur dhe meqënëse edhe i shoqi ishte në burg.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet avokati i mimoza margjekes korrupsion mimoza margjeka mori 6 mije euro avokati i mimoza margjekes korrupsion mimoza margjeka mori 6 mije euro

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shtator 2020, 11:39

TIRANË- Zbardhet letra e që nëna dhe daja i Eva dhe Endrit Dumanit, i kanë dërguar kryeministrit Edi Rama, ku kërkojnë rikthimin e tyre në atdhe. Nëna e dy...