Aktualitet

Rikthimi i kazinove, reagon Ministria e Financave: Kritere shtesë për aplikantët që konkurojnë për t’u pajisur me liçen

11 Shtator 2020, 14:12 Nga DOSJA
Rikthimi i kazinove, reagon Ministria e Financave: Kritere shtesë për

TIRANE- Vendimi i qeverisë për të rikthyer kazinotë në kryeqytet nuk u botua fillimisht në faqen zyrtare të Kryeministrisë por më vonë në Fletoren Zyrtare. Për këtë vendim ka pasur reagime të shumta si nga ana e Partisë Demokratike, politikanëve e ditën e sotme dhe nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Ministria shkruan në njoftimin e tyre se institucioni do te vijoje te hartoje aktet nenligjore per zbatimin e ketyre vendimeve.

Më tej shkruan se vendimet e Këshillit të Ministrave përcaktojnë kriteret dhe procedurat ndersa shton se “Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit do të ndjekë në vijim procedurat për çdo person juridik apo bashkim personash juridikë, vendës ose i huaj, që kërkon të pajiset me licencë në kategorinë “Kazino”.

Sipas vendimeve të miratuara nga qeveria në 2 shtator për lojërat e fatit, mundësohet rritja e numrit të kazinove në zona të caktuara.

Zonat ku mund të lejohet ky aktivitet janë “Rruga e Barrikadave”, rruga “Urani Pano”, rruga “Dedë Gjon Luli”, rruga “Ibrahim Rrugova”, Bulevardi “Zhan D’Ark” dhe rruga: “Xhorxh W. Bush”.

Njoftimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë:

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka në fushën e saj të përgjegjësisë shtetërore politikë bërjen, mbikëqyrjen dhe kontrollin e veprimtarisë  në  fushën  e lojërave të fatit,  me anën e Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

Ligji nr. 155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, i  ndryshuar, ngarkon Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë, për nxjerrjen e  akteve nënligjore, dhe konkretisht në nenin 36, pika 1,  ku kërkohet nxjerrja e procedurës për pajisjen me licencë dhe në  pikën 2 të nenit 34, kërkohet përcaktimi i zonave, ku do të ushtrohet aktiviteti. 

Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka  ndërmarrë  iniciativën për miratimin e:

VKM  nr.689, date  2.09.2020 datë “Për  përcaktimin  e  zonës  ku  do  të  lejohet  vendosja  e  lojës  së  fatit  e kategorisë “Kazino” në qytetin e Tiranës” dhe,

VKM  nr.690,  datë 02.09.2020 “Për përcaktimin e procedurave të zhvillimit të garës kriteret shtesë për aplikantët që konkurrojnë  për  t’u  pajisur  me  licencë  për  kategorinë  “Kazino”,e  procedura  e  shpalljes  së fituesit, si dhe rastet e revokimit apo të pezullimit të kësaj licence”.

Vendimet e Këshillit të Ministrave përcaktojnë:

Zonat ku lejohet vendosja për zhvillimin e lojës së fatit, të kategorisë “Kazino”, në qytetin e Tiranës me detajet përkatëse të kufizimit, sipas hartës që i bashkëlidhet vendimit;

Procedurat  e  zhvillimit  të  garës;

Kriteret  shtesë  për  aplikantët  që  konkurrojnë  për  t’u  pajisur me licencë për kategorinë “Kazino”;

Procedura e shpalljes së fituesit;

Rastet e revokimit apo të  pezullimit  të  kësaj  licence;

Dhënien e licencës për “Kazino” me garë, për t’u shpallur  nga  Autoritetit i Mbikëqyrjes  së  Lojërave  të  Fatit,  i  autorizuar  për pajisjen e subjekteve me licence për kategorinë “Kazino”.

Procedurat  për  zhvillimin  e  garës, kushtet,  kriteret teknike dhe dokumentacioni që duhet të plotësojnë aplikantët, si dhe procedurat e licencimit.

Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit do të ndjekë në vijim procedurat për çdo person juridik apo bashkim personash juridikë, vendës ose i huaj, që kërkon të pajiset me licencë në kategorinë “Kazino”.

Aplikantët ndër të tjera, do të duhet të jenë shoqëri aksionare, me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë, në objektin e veprimtarisë, me kapitalin, kapacitetet dhe përvojë për ushtrimin e aktivitetit dhe marrjen e masave për të siguruar qendrueshmërinë operacionale për ushtrimin e aktivitetit.

 

Këtë të mërkurë është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave, në lidhje me lojërat e fatit. Në vendim lejohet vendosja për zhvillimin e lojërave të fatit, të kategorisë kazino. Në dy pjesë të ndara, qeveria ka publikuar edhe hartën se ku lejohet zhvillimi i aktivitetit kazino. Pavarësisht se qeveria Rama u zotua për nxjerrjen jashtë zonave urbane të kazinove, vetëm në resortet me 5 yje, tashmë vetë socialistët po e zhbëjnë ligjin e miratuar në vitin 2018. Në këto dy vendime ka një sërë specifikash për ushtrimin e aktivitetit, ku theksohet eksperienca në këtë fushë, një kapital më shumë se 1 200 000 000 (një miliard e dyqind milionë) lekë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kazino ministria e financave dhe ekonomisë rihapja e kazinove kazino ministria e financave dhe ekonomisë rihapja e kazinove

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shtator 2020, 11:39

TIRANË- Zbardhet letra e që nëna dhe daja i Eva dhe Endrit Dumanit, i kanë dërguar kryeministrit Edi Rama, ku kërkojnë rikthimin e tyre në atdhe. Nëna e dy...