Politike

Partia e re me Nismën Thurje, Rudina Hajdari ndez “motorët”: Kam marrë shumë energji, kemi 568 vetë për regjis

10 Shtator 2020, 10:41 Nga DOSJA
Partia e re me Nismën Thurje, Rudina Hajdari ndez

TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari ka nisur turin e takimeve, pas shpalljes së krijimit të një partie bashkë me Nisma Thurje. Në një postim në rrjetet sociale, Hajdari shihet teksa pozon me disa të rinj dhe gra. Ajo thotë se ka dëgjuar mendimet e tyre për një projekt të ri politik, dhe shton se është e mrekulluar nga niveli i lartë i mbështetjes që ka marrë. 

POSTIMI I PLOTË I RUDINA HAJDARIT: 

Faleminderit për mbështetjen. Kam filluar këto ditë një tur takimesh në lagjet dhe fshatrat e Tiranës me qytetarë të thjeshtë, për të dëgjuar mendimet e tyre dhe ndarë idetë e projektit të ri politik. Jam e mrekulluar nga niveli i lartë i mbështetjes që po gjej kudo por mbi të gjitha nga mendimet dhe idetë e pjekura që po marr nga të gjithë. Qytetarët e thjeshtë i kanë idetë shumë më të qarta se shumica e klasës politike apo analistëve. Ata duan ndryshim dhe e duan atë pa kompromise dhe larg pazareve të vjetra. Duan që fëmijët ti rrisin këtu e jo ti degdisin larg në dhé të huaj. Duan që taksat e tyre të përkthehen në spitale, shkolla apo rrugë e trotuare e jo në vila luksoze për politikanët.

Duan që pasuritë e vendit të prodhojnë mirëqënie për fëmijët e të gjithëve e jo vetëm për një grusht njerëzish me pushtet. Duan një forcë politike që nuk operon si biznes privat i një familjeje por si një aset publik i kontrolluar nga qytetarët”, shkruan Hajdari teksa falenderon të gjithë ata që i janë bashkuar. Këto ditë kam marrë shumë energji, dhe duke i falenderuar ata 568 persona që janë regjistruar ftoj të gjithë ata që kanë dëshirë të flasin me ne dhe të na bashkohen të regjistrohen te rudinahajdari.al. Ju premtoj se do ju takojmë të gjithëve pa përtuar duke ardhur aty ku banoni. Shqipëria i përket njerëzve punëtorë, të ndershëm e të palodhur e jo të pangopurve. Le të vazhdojmë të bashkohemi! Më shkruaj.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike partia e rudina hajdarit rudina hajdari partia e rudina hajdarit rudina hajdari

Sondazh

Poll

Politike 10 Shtator 2020, 09:14

KUKËS- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj mori pjesë ditën e sotme në ceremoninë e prezantimit të Forcave “Shqiponja” në Kukës. Pas kësaj ceremonie, Lles...