Politike

10 Shtator 2020, 09:14 Nga DOSJA

KUKËS- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj mori pjesë ditën e sotme në ceremoninë e prezantimit të Forcave “Shqiponja” në Kukës. Pas kësaj ceremonie, Lleshaj nuk preferoi të flasë para gazetarëve për largimin e tij si drejtues politik i qarkut të Lezhës, por edhe për “gojët e liga”,  se ai do të largohet nga posti i ministrit. Lleshaj u është përgjigjur shkurt gazetarëve:” Nuk kam ardhur këtu për çështje politike”.

Biseda: 

Gazetari: Flitet që ju do të largoheni nga posti i ministrit të Brendshëm?

Lleshaj: Ja unë po largohem tani. (e kishte fjalën, që po largohet nga ceremonia)

Gazetari:Pse u larguar si drejtues Politik nga qarku i Lezhës?

Lleshaj: Nuk kam ardhur këtu për çështje politike.

Pak ditë më parë Partia Socialiste bëri publike emrat e drejtuesve të qarqeve për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të 2021. Vendin e Sandër Lleshajt në Lezhë e zuri Lindita Nikolla. Ndërsa, vetë Edi Rama ka preferuar të drejtojë qarkun e Durrësit. Kryeministri ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme do të marrë 74 mandate.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sander lleshaj sandër lleshaj kukës sander lleshaj sandër lleshaj kukës

Sondazh

Poll

Politike 9 Shtator 2020, 19:59

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Open” ka folur lidhur me akuzat nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku lidhur...