Politike

Kryesimi i OSBE-së/ Cakaj në Forumin Ekonomik dhe të Mjedisit: Promovimi i sigurisë nëpërmjet luftës kundër korrupsionit

10 Shtator 2020, 08:48 Nga DOSJA
Kryesimi i OSBE-së/ Cakaj në Forumin Ekonomik dhe të Mjedisit:

PRAGË- Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në Takimin vjetor të Forumit Ekonomik dhe Mjedisor, që po zhvillohet në Pragë. Në fokus të këtij takimi ishte rëndësia e përdorimit të teknologjive të reja dhe platformave digjitale në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Promovimi i sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik nëpërmjet luftës kundër korrupsionit është një prej prioriteteve themelore të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së.”- u shpreh Cakaj në një postim në facebook lidhur me pjesëmarrjen në këtë forum.

Gjithashtu, kryediplomati Cakaj bëri me dije se mënyrat e ruajtjes së privatësisë dhe sigurisë kibernetike, lufta kundër mashtrimeve në sistemet financiare, shfrytëzimi i teknologjisë në shërbim të llogaridhënies publike e trasparencës institucionale janë prej çështjeve kryesore në shtjellim e sipër prej ekspertëve të fushave dhe përfaqësuesve të lartë të vendeve pjesëmarrëse.

“Shqipëria si Kryesi e radhës e OSBE-së ndërkaq, është duke kryer detyrën e saj për nxitjen e bashkëpunimit mes vendeve pjesëmarrëse në funksion të përdorimit efiçient të teknologjisë kundër korrupsionit”, shprehet Cakaj.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike forumi ekonomik dhe i mjedisit gent cakaj forumi ekonomik dhe i mjedisit gent cakaj

Sondazh

Poll

Politike 9 Shtator 2020, 19:59

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Open” ka folur lidhur me akuzat nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku lidhur...