Politike

Yuri Kim dhe Rama zbarkojnë sot në Shkodër, kryeministri vizitë nën masa të rrepta sigurie, nuk do jenë të pranishme med

10 Shtator 2020, 08:33 Nga DOSJA
Yuri Kim dhe Rama zbarkojnë sot në Shkodër, kryeministri

SHKODËR– Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë në zonën e Malësisë së Shkodrës, por nuk do të jenë të pranishme mediet. Mësohet se Rama do të zhvillojë takime në Tamarë, Koplik, në Baypassin e Shkodrës si dhe në rrugën e Shënkollit.

Vizita e Ramës pritet të jetë nën masa të shtuara sigurie. Për këtë vizitë të kryeministrit ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka publikuar  në Facebook mesazhin një oficeri. Ky i fundit shkruan se ditën e sotme në Shkodër janë anazhuar shumë forca policiore dhe ato SHISH, për ruajtur sigurinë e Ramës.

“Kjo nuk eshte vizite por dhune! Presione policeske ne Shkoder nga Narkopolicia, ushtria dhe Shish pasi neser shkon Edvin Hajduti. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Sb Un qe po ju shkruj jam ni punonjes i policis Shkoder. Dua tju njuftoj se neser ne Shkoder vjen krye drogaxhiu Edi Rama. Ka plas keq ne Shkoder jan cu i madh e i vogel policia e ushtria e shiku kan pushtu qytetin e Shkodres. Ky kryeminister kriminel ka kriju armiqsi ne popull ska ftyr me ardh ne Shkoder e po bahet presione qe neser mos me dal njerez e me blloki rruge. Po bllokohen rruge e njerezit mos me i dal para se ka frik frilacaku ka cu policine ne gadishmeri.”, shkruan qytetari.

Ndërkohë, ditën e sotme në këtë qytet do të jetë e pranishme edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim, e cila do të ketë një takim me kryetaren ende në detyrë të Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. Nuk dihet ende se çfarë do të diskutojë Yuri Kim me kryetaren e bashkisë në takimin e orës 11:00.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne shkoder yuri kim në shkodër edi rama ne shkoder yuri kim në shkodër

Sondazh

Poll

Politike 9 Shtator 2020, 19:59

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Open” ka folur lidhur me akuzat nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku lidhur...