Politike

S’ka më “Forcë e parë”! Kryemadhi bën llogaritë për 25 prillin: LSI merr 34 mandate, e kam të sigurtë!

9 Shtator 2020, 19:19 Nga DOSJA
S’ka më “Forcë e parë”! Kryemadhi bën

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka shprehur hapur synimin e saj për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

E ftuar në emisionin “Open”, Kryemadhi u shpreh e bindur se LSI-ja do të dalë forcë e dytë me 34 mandate. Ndërsa sipas saj, PS-ja e drejtuar nga kryeministri Edi Rama do fitojë vetëm 47 deputetë. 

Se kemi vendosur akoma se ku do të garojmë. Jemi në diskutim e sipër. Ka kohë dhe 6 muaj. Do hyni në zgjedhje me Ramën kryeministër? E kam thënë me kohë. Vetëm po të jetë ai kryeministër njerëzit do të shkojnë me vrap për të votuar. Misioni i opozitës nuk është që disa deputetë të marrin rroga në Kuvend. PO të ishte Pandeli Majko për opozitën do të ishte shumë e vështirë për të krijuar një raport numrash. Me Edi Ramën, fitorja e opozitës do të jetë shumë e thellë. Rama do marrë 47 mandate. Ne diskutojmë për forcë të dytë. Unë dyshemenë e kam 34 mandate. E kam me simbolikë numrin 34,“-tha Kryemadhi. 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll