Politike

E shkuara e avokatit që u la me arrest shtëpie nga SPAK, Skënder Demiraj si prokuror apeli kërkoi lirimin nga salla të Fato

9 Shtator 2020, 18:45 Nga DOSJA
E shkuara e avokatit që u la me arrest shtëpie nga SPAK, Skënder

TIRANE– Avokati i lënë në arrest shtëpie nga SPAK, Skënder Demiraj është babai i një prej katër të rinjve të vrarë nga Kostandin Xhuvani, i dënuar me 35 vite burg.

Por 25 vite më parë, Skënder Demiraj ka qënë Prokuror i Apelit. Në atë kohë ish kryetari socialist Fatos Nano i burgosur politik do të dënohej me 10 vite burg.

Cështja e Nanos ishte në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku avokatët kërkuan lirimin e tij. Prokurori Skënder Demiraj kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Tepelenës si të padrejtë.

Ai tha se, në bazë të raporteve të përcaktuara nga tri gjykatat, Nano të dënohej me 7.6 vjet dhe fakti që ai kishte vuajtur dhe përfituar nga amnistitë e faljes 7 vjet e 11 muaj e 12 ditë, ai duhej të lirohej.

Nga ana e tij trupi gjykues vendosi lënien në burg të Nanos.

Demiraj është qytetar nderi i Burrelit i dhënë nga këshilltarët e majtë dhe të djathtë në vitin 2012.

Skënder Demiraj ka mbaruar studimet e larta në vitin 1976 në Fakultetin Juridik dhe ka punuar prokuror në Kukës, Mat, Pukë, Krujë e Tiranë. Ai në vitin 1991 ka kryer detyrën e kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të rrethit Mat, si përfaqësues i Partisë Demokratike.

Si ndodhi arrestimi i Demirajt?

Mimoza Margjeka, e komanduar si gjyqtare në Apelin e Durrësit, është vënë në pranga pasi akuzohet se ka përfituar 6 mijë euro, në mënyrë të paligjshme për të nxjerrë nga qelia personin e identifikuar si Orion Bali. Ky i fundit për të dalë nga burgu, përmes avokatit të tij, Skënder Demiraj ka kontaktuar me bashkëshortin e gjyqtares Margjeka, Arben Cara, duke i transferuar kështu edhe 6 mijë euro.

Demiraj (avokati), u dyshua për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” duke u lënë në “arrest shtëpie”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fatos nano skender demiraj fatos nano skender demiraj

Sondazh

Poll