Aktualitet

Një i vdekur gjatë 24 orëve/ Ulet numri i viktimave, 151 të tjerë infektohen me Covid-19, 45 qytetarë shërohen

9 Shtator 2020, 14:06 Nga DOSJA
Një i vdekur gjatë 24 orëve/ Ulet numri i viktimave, 151 të

SHQIPËRI– 322 viktima, 4098 të infektuar aktivë dhe 6284 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë. Këtë të mërkurë, Ministria e Shëndetësisë përmes njoftimit zyrtar bëri me dije se vetëm një person ka humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit. Mësohet se viktima e vetme e ditës së sotme është një 61-vjeçare nga Korça, e cila nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen.

Ndërkohë, 151 persona kanë rezultuar me Covid gjatë 24 orëve të dundit, pas 852 testimeve të kryera në shtet edhe në privat. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore: 39 raste në Tiranë, 27 raste në Durrës, 16 raste në Korçë, 14 raste në Shkodër, 10 raste në Lushnje, 8 raste në Gramsh, 6 raste në Elbasan, 5 raste në Krujë, Mirditë, 4 raste në Fier, 3 raste në Gjirokastër, 2 raste në Devoll, Divjakë, Kolonjë, Vorë, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Berat, Mallakastër, Sarandë, Patos.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 192 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit e kanë fituar betejën me COVID-in, 45 qytetarë.

Nisur nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend të përhapjes së infeksionit SARS-COV2, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që në hyrje të këtij komunikimi iu bën apel qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e këtij infeksioni të rrezikshëm. Ruani distancimin social; Mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distance; Kujdesuni për higjienën e duarve dhe atë respiratore; Dezifektoni objeketet që prekni, ajrosni ambientet, shmangni grumbullimet, të gjitha këto janë masa të rëndësishme që ju mbrojnë nga COVID-19.

COVID-19 – Statistika (9 Shtator 2020)
Testime totale   70410
Raste pozitive  10704
Raste të shëruara 6284
Raste Aktive  4098
Humbje jete 322 (Qarku Tiranë 154, Durrës 44, Shkodër 36, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 13, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 2148
Durrës  483
Shkodër  334
Lezhë 232
Elbasan  184
Korçë 158
Fier 146
Vlorë  138
Kukës 130
Berat 77
Gjirokastër  37
Dibër 31

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll