Aktualitet

“Vazhdojnë vrasjet për nder në Shqipëri”/ Akil Pano: Vajzat konsiderohen si pronë, nuk ka ndodhur tranzicioni kulturor

9 Shtator 2020, 06:53 Nga DOSJA
“Vazhdojnë vrasjet për nder në Shqipëri”/ Akil

TIRANË- Pastori i njohur, Akil Pano është shprehur në emisionin “Open” se në Shqipëri vazhdojnë vrasjet për nder. Ai ka theksuar se vajzat në vendin tonë konsiderohet si pronë, si objekt dhe se në 30 vitet e fundit nuk ka ndodhur asnjë tranzicion kulturor.

‘Në Shqipëri vazhdojnë vrasjet për nder. Pra vajza, fëmija konsiderohet si pronë, si objekt, por njeriu nuk është një bashkësi protonesh dhe neutronesh. Njeriu nuk është objekt. Një tjetër arsye besoj që çojnë në këto vrasje të rënda është mungesa e një tranzicioni kulturor. Në këto 30 vite tranzicion nuk ka ndodhur një tranzicon kulturor. Pra individëd kryejnë vrasje dhe vetëvraje pasi ndjehen të huaj ndaj shoqërisë ku jetojnë’, tha Akil Pano.

Kjo deklaratë e Akil Panos vjen pas zbulimit të vrasjes së Eglantina Bucit, ngjarje kjo që zbulua 8 vite pas ekzektutimit të saj. Për këtë vrasje, Policia ka arrestuar babain e saj Faik Buci dhe vëllain, Shkëlzen Bucin. Këta të fundit në bashkëpunim me njëri-tjetrin vranë vajzën e shtëpisë, pasi nuk pranonin lidhjen e saj me një djalë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet akil pano zbardhet vrasja e eglantina bucit akil pano zbardhet vrasja e eglantina bucit

Sondazh

Poll