Aktualitet

Prokurorët zbarkojnë në Rinas, kontrolle në zyrat e ICTS dhe TIA

12 Prill 2019, 11:28 Nga DOSJA
Prokurorët zbarkojnë në Rinas, kontrolle në zyrat e ICTS dhe

TIRANË- Prokurorët e Krimeve të Rënda kanë zbarkuar në aeroportin e Rinasit, ku kanë zhvilluar kontrolle në zyrat e kompanisë së sigurisë ICTS dhe në zyrat e koncesionarit kinez TIA.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ditën e sotme në aeroportin e Rinasit është blinduar dera nga hynë grabitësit me para.

Dy ushtarë të Forcave të Armatosura janë pozicionuar në të dyja anët, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për grabitjen e 10 milionë eurove.

Prokuroria po kalon në sitë çdo material nga ku mund të dalin provat.

Lëvizja e Prokurorisë në Rinas vjen pak orë pasi u vendos sekuestrimi i pasurisë së Admir Muratajt.

Bashkë me pronat e tij janë sekuestruar dhe pronat e familajrëve të tij. Prokuroria ka konfiskuar 300 mijë euro në banesën e tij.

Sekuestrohen vila në Prezë, makina BMW X3 dhe X6, Mersedes Benz, DODGE, Mistubishi, Volkswvagen, Land Rover, garazh apartament, vilë, pemëtore dhe parusi të tjera të paluajtshme.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja ne rinas hetimet per rinasin prokuroria e krimeve te renda ushtria ne rinas grabitja ne rinas hetimet per rinasin prokuroria e krimeve te renda ushtria ne rinas

Sondazh

Poll