Po transportonin 3 klandestinë me furgon, arrestohen 2 trafikantët në Korçë, si u kapën nga Policia
6 Shtator 2020, 08:38Nga DOSJA
KORÇË- Policia e Korçës ka arrestuar 2 persona, E. SH, 36 vjeç dhe K. M., 18 vjeç, pasi janë kapur duke transportuar 3 klandestinë. Unformal blu bëjnë me dije se ata janë arrestuar në fshatin Poloskë, teksa ishin duke transportuar 3 klandestinë me një furgon tip Benz. Mbi ta rëndon vepra penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.
Njoftimi i Policisë:
Vijon operacioni i koduar “Perimetri”. Goditet një rast tjetër në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Vihen në pranga 2 shtetas, të cilët po transportonin 3 emigrantë të paligjshëm.
Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Devoll në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një rast tjetër të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
E. SH., 36 vjeç dhe K. M., 18 vjeç, banues në Tiranë.
Dy shtetasit e mësipërm, u kapën nga forcat policore, mbi fshatin Poloskë, Devoll, duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz” tre emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS– Policia e Durrësit ka vënë nën pranga dhe po heton një 52-vjeçar, pronar i një lokali në qytetin bregdetar i cili ka shkelur në mënyrë të pë...
KURBIN- Eduart Hysa është një prej banorëve të fshatit Shpërdhet, bashkia Kurbin, i cili gjatë tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar pësoi dëme të pariparu...
TIRANË- Detaje të reja tronditëse kanë dalë për vrasjen e 23-vjeçares Eglantina Buci, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2012.Babai Faik Buci para se ek...
TIRANË- Zbardhet një tjetër dëshmi e Faik Bucit, i cili akuzohet se në vitin 2012 në bashkëpunim me djalin ka vrarë vajzën e tij, Eglantina Buci. Në dëshm...
TIRANË- Edmond Bego, pronari i kompanisë “Inerte Ekspress” ka reaguar për lajmin e publikuar në Dosja.al se mori 10 milionë euro nga qeveria shqiptare për ...
SHQIPËRI- Sot do të kemi një mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb vetëm në zonën juglindore të vendit do të ketë reshje shiu. Tempera...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin që qeveria shqiptare duhet t’i...
TIRANË– Burgu i Vaqarrit është i vetmi burg në botë ku policët nuk e marrin shërbimin për të parandaluar ndonjë arratisje të mundshme, por për të ruajtur b...